• |
ide | kryesore

Audio-përgjimi për 21 janarin/ Meta: Shashkë e nivelit ordiner

-Instant, Lajme, Të fundit
Meta



Në një konferencë për mediat këtë të martë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar audio-përgjimin e publikuar që zbulon një komunikim të drejtuesve të gardës më 21 Janar. Meta tha se kjo është një histori e sajuar me qëllim që të shmanget vëmendja nga skandalet e qeverisë. Sipas tij, kallëzimi i dorëzuar ditën e djeshme në SPAK nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja për ngjarjen e 21 Janarit tregon se drejtësia hap e mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës.

“Kjo është një shashkë e nivelit më ordiner për të shmangur vëmendjen nga afera inceneratorëve dhe skandale të tjera. Këto janë histori që nuk i fshehin dot skandalet e Ramës. Tregojnë ca niveli është drejtësia, që hap e mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës. Mashtrimet e Edi Ramës nuk i sheh drejtësia  e pavarur. Ata të hetojnë edhe para 12 vjetësh edhe para 3 mijë vjetësh. Shqiptarët nuk janë budallenj e shohin sesi po vidhen nga Rama. Ata mezi po presin 14 majin për ta ndëshkuar këtë regjim”, tha Meta. 



7 Comments

  1. NESE AUDIO ESHTE REALE DHE ESHTE MBAJTUR NGA DREJTESIA KJO PERBEN KRIM
    HOXHA DUHET TE SHKOJE NE BURG PER KET
    DUKET SIKUR HOXHA ESHTE BERE KELYSH I AMBASADES

  2. Ilir sëbashku me Berishën organizoni protestën e rradhës, nuk ka rrugë tjetër! Rivdekja këtë punë ka, me krime e mashtrime deri në fund…. Ata nuk janë njerëz, janë satanikë.

  3. As audiopergjim nuk eshte por thjesht interpretim i katunarit kokeloqe Hoxha. Mos dilni me te komentoni per dicka qe eshte fake pasi mbani gjalle narrativen e pushtetit. Injorojeni dhe flisni per skandalet e qeverise dhe jo per gjera qe ka 12 vjet qe jane sterhetuar e gjykuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *