Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp për të deklaruar sipas tij, lidhjen mafioze të Edi Ramës me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, tashmë të arrestuar nga autoritetet amerikane.
Ish-kryeministri Berisha nënkupton se hetimet që gozhduan Lulzim Bashën për lidhjet me Nik Muzin janë hetuar nëpërmjet Charles McGonigal me kërkesë të Edi Ramës. Por si e argumenton ai këtë?
Lexo më tej: Ish-zyrtari i lartë i FBI nën akuzë për para dhe takime të padeklaruara me Edi Ramën (Historia)
I arrestuar tashmë pasi është nën akuzë për pastrim parash dhe shmangie sanksionesh për oligarkun rus, Oleg Deripaska, ish-shefi i zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, akuzohet edhe për udhëtime dhe takime të padeklaruara në Tiranë, me kryeministrin Edi Rama dhe persona të tjerë.
Lexo më tej: CNN: Agjenti i FBI që këshillonte Ramën mori 225 mijë $ nga një shqiptar
Sipas Berishës, Rama ka krijuar kontakt me Charles McGonigal dhe e ka paguar atë 225 mijë dollarë nëpërmjet dy personave, Dorjan Duçkës dhe Agron Nezës.
“Është e provuar se Edi Rama nëpërmjet Agron Nezos i ka dorëzuar Çarls Gonigal 225 mijë dollarë në një dorë. 80 mijë dollarë në një dorë tjetër sipas mediave. Është zbuluar në këtë lidhje të tmerrshme mafioze spiunazhi, Gonigal ka përfaqësuar një nga bosët e mafies dhe kolegët ruse…i cili ka lobuar nga Edi Rama…Duçka është një mafioz” – thotë Berisha.
Ish kryeministri vazhdon më tej me akuzat. Ai lë të kuptohet se nëpërmjet këtyre pagesave dhe korruptimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Edi Rama arriti të godasë lobimin e opozitës në SHBA.
“Edi Rama përdori ish-oficerin e policisë sekrete për hetime kundër opozitës në Nju Jork. Dokumentet e Ministrisë së Drejtësisë faktojnë se nga zyra e kryeministrit, Agron Nezës iu dhanë të dhëna konkrete për qytetarë amerikanë që lobonin për opozitën. Këto u vunë në survejim nga aseti i burimeve ruse, McGonigal.
Edi Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri, sipas të dhënave publike. Se imagjinoni se çfarë ka dosja në fshehtësi. Nuk them se u takuan në Davos, por ai po kthehej në Europë. Ka rëndësi se Edi Rama, kur e denoncova në parlament këtë lidhje ruse të Edi Ramës, këtë lidhje me një aset të rrezikshëm, Edi Rama reagoi si vijon: Jam krenar për miqësinë që kam me të!” – tha Berisha.
©LAPSI.AL