• |
ide | kryesore

Bora bllokon lëvizjen në Dibër, probleme në Rrugën e Arbrit

-Instant, Lajme, Të fundit



Moti i keq vazhdon të lërë pasoja në disa zona të vendit. Kjo pasi prej 4 ditësh njësia Lurë në Dibër është e bllokuar. Lëvizja e vetme bëhet drejt Rrëshenit. Në fshatra të ndryshëm trashësia e dëborës varion nga 40-50 cm.

Po ashtu probleme nga moti i keq ka dhe në fshatrat Terrnovë të madhe dhe Terrnovë e Vogël si dhe në disa zona të Martaneshit, në të cilën mungon energjia elektrike. Po ashtu, probleme raportohen edhe në Rrugën e Arbrit, konkretisht në By-Passin në qafen e Murrizit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *