• |
ide | kryesore

Dhunë ndaj mamasë, ish-bashkëshortes dhe një djali të mitur, në pranga dy persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar në Fier pasi kanë kryer dhunë në familje. Kështu 32-vjeçar J. B., është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Policia bën të ditur se 42-vjeçari, L. A., banues në Lushnje është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.

Gjithashtu në Fier janë arrestuar tre persona të tjerë për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë një 17-vjeçar pasi gjatë kontrrollit fizik iu gjetën dhe sekuesturan lëndë narkotike kanabis. Policia Lushnjë ndaloi 31-vjeçarin e shpallur në kërkim R. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, pasi i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Një 62 vjeçar, I. M., është arrestuar pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur, ndërsa një 35 vjeçar, u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte u gjetën dhe sekuestruan, 1 mjet prerës (thikë) dhe 2 shkopinj gome, si ato të Policisë. Sipas policisë materialet proceduriale u kaluan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *