• |
ide | kryesore

Mobilizimi i patronazhistëve, Rama takim me dyer të mbyllura me drejtorët e përgjithshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas darkës që zhvilloi para disa javësh me drejtuesit e Policisë së Shtetit nëpër qarqe, kryeministri Edi Rama thirri sot pasdite në një takim në Kryeministri drejtorët e përgjithshëm të institucioneve qendrore në vend. Lapsi.al mëson se në takimin me dyer të mbyllura ishin të pranishëm edhe disa ministra të kabinetit qeveritar.

Çështja kryesore në diskutim është mobilizimi zgjedhor për 14 majin, duke filluar nga sistemi i patronazhimit e deri tek aplikacioni “Aktiv1sti” përmes së cilit punonjësit e administratës publike dhe militantët e PS shtojnë pëlqimet dhe shpërndarjet në rrjetet sociale për qeverinë. Kohët e fundit Edi Rama ka shtuar presionin mbi ministrat e tij dhe drejtuesit në të gjitha nivelet e pushtetit për ndërveprim më të lartë në platformën okulte përmes së cilës gjenerohen reagimet artificiale në postimet qeveritare.

Kryeministri është i bindur se sa më shumë reagime pozitive të ketë një postim aq më i madh është efekti psikologjik që amplifikohet në publik. Kjo formë imponuese është shndërruar në një shqetësim më vete për punonjësit e administratës publike në Shqipëri të cilët kërcënohen me vendin e punës.

Nuk ka asnjë dyshim se edhe 14 maji ka për të qenë një masakër tjetër elektorale e Edi Ramës si ato që kemi parë deri më tani. Me paratë e vjedhura do të blihen zgjedhjet. Pastaj me pushtetin e vjedhur punohet për të vjedhur sërish paratë publike. Ky është rrethi vicioz në të cilin gjendet Shqipëria në 10 vite qeverisje të Edi Ramës. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Mortja mund t’i vije vetem nga te vetet!
    Persa kohe Soros te geloje ne politiken amerikane, nuk i vjen e keqe nga SHBA!!!

  2. Kta robqirat po pregatisin vjedhjen e rradhes. Por harrojne qe nuk kan me perballe koqen Basha por BISHEN BERISHA qe do ja u cjerre fytin po guxuan te prekin voten.

  3. Historia na meson se sa me shume presion ti bejne administrates, aq me shume ata do i votojne kunder. Sa me i madh behesh, aq me pak te mbajne kembet. Rama eshte i fiksuar pas sondazheve dhe e di qe pakenaqesia popullore po arrin piken e vlimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *