• |
ide | kryesore

Ndahet grupi Panic! at the Disco

Paparazzi, Slider

Panic! at the Disco po ndahet pas gati 20 vitesh, ndërsa frontmeni Brendon Urie pret ardhjen e fëmijës së tij të parë. Këngëtari zbuloi ndarjen e grupit në një deklaratë në Instagram  duke konfirmuar lajmin e shtatzënisë së gruas së tij Sarah.


“Ka qenë një udhëtim i paparë”, shkroi Brendon. “Por ndonjëherë një udhëtim duhet të përfundojë që të fillojë një i ri. Thënë kjo, unë do ta çoj në fund këtë kapitull të jetës sime dhe do të vendos fokusin dhe energjinë time te familja ime, dhe  Panic! at the Disco nuk do të jetë më,” vazhdoi ai. Brendon përfundoi duke falënderuar fansat, duke shkruar: “Pavarësisht nëse keni qenë këtu që nga fillimi ose sapo po na gjeni, ka qenë një kënaqësi.”


Muzikanti dhe anëtarët formuan grupin në shkollën e mesme, duke publikuar “A Fever You Can’t Sweat Out” në 2005. Ndërsa Panic! at the Disco vazhdoi të publikonte katër albume të tjera Wilson u largua nga grupi në 2006, i ndjekur nga Ross në 2009 dhe Smith në 2015. Si anëtari i vetëm i mbetur, Urie aktualisht është duke përfunduar një turne me 40 data. Inominuaripër Grammy filloi të takohej me Sarah në vitin 2009. Ata u martuan në prill 2013./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.