• |
ide | kryesore

Në gjurmët e Ansi Agollit: Redon Xhixha te Qarabag nxjerr nga hallet Tiranën, ja shuma e transferimit

-Instant, F1, Sport
Redon



Redon Xhixha nuk është më një lojtar i Tiranës. Sulmuesi bardheblu është larguar drejt Azerbaixhanit për të firmosur kontratën me Qarabag. Autori i 11 golave, shënuesi më i mirë i kampionatit aktual, nuk ka dalë në stërvitje me bardheblutë, që kanë mbyllur tashmë zyrtarisht transferimin. Xhixha do të vazhdojë kështu në gjurmët e Ansi Agollit, një ish-bardheblu që ka bërë historinë me klubin azer.

Redon Xhixha ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me Qarabag, duke paguar në arkat e Tiranës shumën e 550 mijë euro. Një shumë e pëlqyeshme, në kushtet në të cilat ndodhet klubi kryeqytetas, i detyruar të shesë për të shlyer detyrimet financiare ndaj lojtarëve e stafit teknik. Natyrisht, pritet tashmë transferta për të menduar për zhbllokimin e merkatos. Vështirë se kjo do të ndodhë në ndeshjen kundër Erzenit, të mërkurën. Kështu, edhe këtë herë, Shehi duhet të bëjë pa Lushkjen e Abazajn, të afruar në janar, por të pafederuar.

Lexo më tej: Zyrtare/ Skuka në Ligue 2, firma me Metz rekord arkëtimi për Partizanin: detajet e kontratës

24-vjeçari ishte i sakrifikuari i parë i Tiranës, në tentativë për të zhbllokuar ngërcin. Sulmuesin kryesor mund ta pasojë edhe mbrojtësi Marsel Ismailgeci. Kjo do të ishte një goditje e rëndë për teknikun që e sheh organikën të shkurtër. Nga skuadra janë larguar gjithashtu edhe Vesel Limaj, Hyseni e Kallaku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *