• |
ide | kryesore

Nga Skuka te Xhixha, garë rekordesh për arkëtime: kryesuesve i ikin golashënuesit, ja si ndryshojnë hierarkitë

-Instant, Sport
Skuka



Situatat ndryshojnë, por kohët në të cilat ndodhën janë të shpejta, e gjitha kur pozicionimi i klubeve dukej i qartë. Partizani nuk kishte ndërmend të privohej nga Skuka në janar, ndërsa Tirana insistonte për shitjen e Xhixhës. E domosdoshme kjo e fundit për të zgjidhur problemet financiare. E parë në këtë këndvështrim të kuqtë dukej se shkonin të sigurtë drejt titullit kampion. Bardheblutë duhej të kishin humbje në potencial e në motivim. Por ndodhi e kundërta.

Në vetëm dy javë gjithçka ndryshoi: Partizani jo vetëm që mbylli transferimin e goleadorit Skuka, por lejoi edhe largimin e Bitrit. Kapiteni dhe goleadori ikën në mes të kampionatit. Kjo kur sapo kishin hedhur në kosh katër pikë avantazh, duke u pozicionuar tani pas Tiranës. Shifra është e rëndësishme, sidomos transferimi milioner për dibranin. Por çështja është se a do të arrijnë të kuqtë të zëvendësojnë liderin e sulmit dhe atë të mbrojtjes.

Lexo më tej: Në gjurmët e Ansi Agollit: Redon Xhixha te Qarabag nxjerr nga hallet Tiranën, ja shuma e transferimit

PËRSE TIRANA E FAVORIZUAR…

Është e qartë se edhe me shpenzime të rëndësishme, lojtarët që do të vijnë duan kohë për tu përshtatur. Sidomos nëse nuk kanë luajtur më parë në Superiore. Pa harruar se në janar askush nuk do të gjente atë që do të dëshironte. Në këtë rregull të pashkruar ndoshta duhet përjashtuar Tirana. Me merkato të bllokuar, ende, bardheblutë firmosën në fillim me Lushkjan e pastaj edhe me Kristal Abazajn. Dy njohje të vjetra të kampionatit, në nivel të lartë e në xhiron e kombëtares. E gjitha kjo, në kohën kur skuadra bëri parakalimin në krye të renditjes. Një goditje mund të jetë padiskutim largimi i golashënuesit Xhixha. Por me Abazaj në skuadër, vështirë se ikja e autorit të 11 golave do të ndihej kaq shumë.

Me pak fjalë, hierarki të këmbyera e një rrezik më shumë, që ka ardhur nga transferimi i Bekim Balajt në Shkodër: në treshen e kreut të kuqtë janë të vetmit që kanë firo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *