• |
ide | kryesore

Përplasja në PD/ Zhupa: Flutura në kabinën e qeverisë. Açka: Ina pa shina

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
zhupa



Një tjetër përplasje është shënuar në radhët e deputetëve të Partisë Demokratike. Deputetja Ina Zhupa nuk e ka përtypur votën pro që “kolegia” e saj Flutura Açka dha për buxhetin e qeverisë në komisionin parlamentar të informimit publik. Zhupa ka publikuar videon e këtij momenti në Facebook duke e etiketuar Açkën si “Flutura në kabinën e qeverisë” nisur nga titulli i filmit të njohur.

“Flutura në kabinën e qeverisë! Flutura ka rekord historik në historinë e parlamentarizmin: si deputete e opozitës qe voton PRO BUXHETIT TE QEVERISE! Ndiqni videon nga komisioni👇🏻. Qeveria do punoj justifikohet Flutura me togfjaleshin “Njerezit do punojne”. Tani le te dali Petro Koci prap te mbroj publikisht, ose le te pergatiti nje trill letrar se aty ka talent qe nuk ja mohojme dot e le te stisi justifikimet qe do.

Ndersa mbledhjet jane publike edhe kushdo e gjykon opozitarizmin tone duke na pare, ashtu si shikon edhe raportet e pavarura te ISP per te pare aktivitetin e deputeteve. Une sigurisht bej lajm, mos u merzit e dashur, se kam ca them dhe bej opoziten dhe smarr askend dhe as kam grup me gazetar. Por ti mos merr naten ne cel kryeredaktoret se nuk te bejne dot lajm po nuk the gje me vlere sado shkrimtare e nderuar qofsh.

Shkelqen si shkrimtare dhe te respekton gjithe Shqiperia, mos u bej pis duke te perdorur me apo vetedije mazhoranca. Jam ne sherbim te demokrateve me krenari, dhe nuk do futem kurre ne shinat e socialisteve dhe aq pak te PSV te Petro Kocit. Njoh lirine dhe vetem ate! Edhe nese do te dish mendimin e demokrateve hap komentet ne facebook tend, ose shiko te une po deshe. PS: Uroj qe te kuptosh qe na kane votuar per te bere opozite” – shkruan Zhupa.

Përgjigjen ia ka kthyer flakë për flakë Açka në një shkrim të gjatë, po në rrjetet sociale duke e quajtur Zhupën “Ina e dalë nga shina”.

“Ina, dalë nga shina. Tani po, kam arsye të mendoj se po përdoresh, vajzë! Çështja është se “Ina-pa shina” ka ngatërruar armikun e vërtetë, se ashtu i intereson. Nuk e kuptoj pse ēshtë kaq shumë e shqetësuar për kohēzgjatien e komisioneve, kur vetë paraqitet aq minuta sa për të bërē lajmin vetëm për veten, të cilin ia çon të gatshëm (drejt nga Komisioni) në WAp dhe video gazetave dhe tv-ve, pa u shqetësuar se çfarë ndodh më pas me Komisionin.

Unë këtë vajzë nga “ngatërrimi i armikut” nuk e shëroj dot, se Komisioni për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik nuk është ambulator. Kot lodhet. Zoti Berisha e ka me sy të mirë, gjithsesi. Edhe ne të gjithë demokratët, gjithashtu. Duhet t’i ruajmë energjitë për revoltat tona të afër ta kur pushteti të vendosë të lëvizë nga vendi Sahatin e Tiranës, për shkak të ngulfatjes që i është bërë nga ndërtimet rrotull tij.

Kjo është beteja jonë e përbashkët, ku e ftoj të bëjmë opozitë të vërtetë, jo kinse me kolegët, betejë ku ajo po i shërben mē mirë se asnjë koleg tjetër i saj, kundërshtarit politik. Kjo është e para dhe e fundit herë që merrem me një koleg, një kolege, në rastin e saj, dhe u kërkoj ndjesē demokratëve për këtë shpjegim të detyruar publik.

E kam thënë hapur në Komision, dhe po e them sërish publikisht. Jo “Ina-pa shina”, por as Zoti vetë nuk më pērbalt dot me bashkëpunime me kundërshtarin politik. Nuk më shesin dot moral për ikona e ikonëri, dhe as mē blejnë apo të më intimidojnë dot, njerëz që e lanē Shqipërinë, zemrën e Tiranës, pa histori” – shkruan ndër të tjera Açka.

Një ditë më pas Zhupa ka bërë një tjetër sqarim në një intervistë në gazetën Panorama.

“Unë dua që kohën mediatike ta harxhoj duke bërë opozitë, siç kam bërë edhe sot. Uroj nga zonja Açka të mos ketë përsëritje dhe të bashkohemi e të bëjmë opozitë. Të bëhet opozitë me fakte e prova në çdo seancë parlamentare. Gjithsecili ka dëshirat e veta. Unë nuk doja t’i jepja më shumë vëmendje kësaj përplasjeje me Açkën.

Kam postuar edhe një video ku zonja Açka voton pro buxhetit të PS-së, pro buxhetit të qeverisë. Për mua kanë më shumë rëndësi të gjitha çështjet që trajtuam bashkë, zgjedhjet lokale të 14 majit. Zgjedhjet e 14 majit na vënë përballë alternativës që të shkojmë te shqiptarët me kandidatët më të mirë. Ne këtë po bëjmë. Nuk i mbushim dot mendjen çdo individi të na bashkohen,”- është shprehur Zhupa. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Deputetja Ina eshte e “lehte” dhe nuk ka se perse te merret seriozisht, nderza fraza e deputetes e shkrimtares Açka ” As Zoti vete nuk me perbalt”!!!!! eshte po aq e “lehet” sa mjaullimat e Ines.

  2. Ndotja nga kombinati i çelikut duket se nuk ka qënë legjendë..thuhej se në ato zona polli një mushkë…
    Flutura… flutrën e faltë Zoti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *