• |
ide | kryesore

U plagos 27 herë me thiκë në “ish-Bllok” para 3 ditësh, reagon policia

-Instant, Lajme, Të fundit
Plagosja e personit 27 herë me thiκë në “Bllok” para 3 ditësh, reagon policia



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë në një nga lokalet e ish-Bllokut. Mësohet se Eder Dorzi është masakruar me thikë, duke u qëlluar 27 herë, nga dy persona të paidentifikuar. Pas tri ditësh policia ka reaguar për ngjarjen. Sipas policisë ngjarja nuk është bërë publike për arsye hetimi me qëllim identifikimin e autorëve. Maren Hoxha 27-vjeç dhe Heridon Hasa, po 27-vjeç, janë dy personat e tjerë që janë shpallur në kërkim nga policia. Deri tani, ata nuk janë lokalizuar.

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike. Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve.”, deklaron policia.

 

 

Eder Dorzi, i cili mbeti i plagosur rëndë datë 21 janar, është një emër i njohur për policinë. Ai rezulton se është arrestuar për prostitucion në Itali.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *