• |
ide | kryesore

Reshjet e shiut në Lezhë, ende 230 hektarë tokë nën ujë

-Instant, Lajme, Të fundit
Lezhë



Situata e shkaktuar nga moti i keq në Lezhë është drejt përmirësimit. Gjatë orëve të fundit ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët, pa shkaktuar probleme shtesë. Sipas të dhënave zyrtare, sipërfaqja e përmbytur është zvogëluar në 230 hektarë, nga 350 që ishte një ditë më parë.

Konkretisht janë të përmbytura 30 ha në bashkinë Kurin dhe 200 ha në bashkinë e Lezhës. Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset rrugore të këtij qarku. Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *