• |
ide | kryesore

Shakira femra e parë që thyen rekord në Amerikën Latine

Paparazzi, Slider



Ndarja e saj me Gerard Pique-n nuk kishte vetëm anë negative për Shakirën. E thënë në këtë mënyrë, nënkuptojmë që ajo shërbeu si një “frymëzim” për tre këngët e saj të fundit të cilat po thyejnë çdo rekord.
Pikërisht në këtë moment këngëtarja kolumbiane është në kulmin e karrierës së saj, duke thyer edhe një rekord të ri. Për herë të parë në historinë e “Spotify”, artistja latine me më shumë dëgjues mujor në këtë platformë është një grua.
Shakira arrin një kulm të ri prej 68,879,869 dëgjuesish mujor në Spotify, duke tejkaluar Bad Bunny-n (68.0 milion) dhe duke vendosur një rekord të ri për një artist latin në platformë.
Në lidhje me këtë sukses absolut të saj, edhe Shakira ka diçka për të thënë: Ndihem e përulur dhe mirënjohëse edhe pse jam vetëm një nga miliona gratë që kanë kaq shumë për të thënë dhe ofruar. Gratë e të gjitha racave, moshave dhe kushteve. Faleminderit për besnikërinë dhe mbështetjen tuaj,”-shkrun Shakira në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *