• |
ide | kryesore

Shtëpia e barit në Shijak/ Policia: U zbulua dhe arsenal armësh

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka dalë në një konferencë për mediat për të dhënë detaje mbi një operacion të zhvilluar në shijak ku është zbuluar një shtëpi bari dhe arsenal armësh, me këto të fundit që dyshohet se janë fshehur nga grupe kriminale.

Banesa ka qenë në pronësi të dy vëllezërve ku një prej tyre është arrestuar dhe tjetri është shpallur në kërkim. Në të njëjtën shtëpi, autoritetet zbuluan edhe një arsenal armësh, të fshehura në një ambient me mure të dyfishtë. Mes armëve u gjetën 10 kallashnikovë, granata, municione etj.

U sekuestruan ndërkohë 440 bimë narkotike dhe 220 llampa elektrike.

“Kati i tretë dhe i katërt i vilës ishte përshtatur për kultivim bimësh narkotike me anë të llampave. U zbuluan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llampa elektrike dhe sende të tjera të përshtatshme për kultivim droge”, tha policia.

Nga hetimet dyshohet se armët e gjetura në këtë ambient mund të jenë fshehur nga grupet kriminale dhe kultivimi i bimëve narkotike mund të jetë financuar nga anëtarë të këtyre grupeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *