• |
ide | kryesore

Të shtëna në SHBA, të paktën 7 persona të νrarë

-Instant, Lajme, Planet



Një sulmues i armatosur ka vrarë shtatë persona në dy lokacione të ndryshme në gjirin Half Mun në Kaliforni. Zyra e Sherifit mori fillimisht raporte për të shtëna pak para orës 14:30. Autoritet gjetën katër persona të vdekur nga plagët me armë zjarri dhe një person të plagosur, në lokacionin e parë. Menjëherë pas kësaj, oficerët gjetën tre persona të tjerë të vdekur në një vend tjetër.

Sulmuesi, i identifikuar si 67-vjeçari Zhao Chunli, u arrestua nga policia dy orë pas sulmit. Autoritetet në Kaliforni thanë se motivi i sulmit ende nuk dihet.

Ky sulm vjen vetëm dy ditë pasi një sulmues vrau 11 persona të komunitetit aziatik në një klub vallëzimi në Los Anxhelos, pas festimit të Vitit të Ri Hënor. Personat e vrarë ishin në moshën mes 50 dhe 60 vjeç. Sulmuesi u gjet i vetëvrarë pas disa orësh. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, shkroi në Twitter se ai “ishte në spital duke i takuar viktimat e të shtënave të një dite më parë, kur më informuan për një tjetër sulm. Këtë herë në Gjirin e Half Mun. Tragjedi pas tragjedie”./ REL



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *