• |
ide | kryesore

Uefa kap “mat” Juventus: për t’i shpëtuar dënimit të rëndë, bardhezinjtë duhet të braktisin Super League

-Instant, Sport
UEFA



Deri më tani, UEFA ka heshtur, por nga Nyon po vëzhgon me kujdes gjithçka që ndodh rreth Juventus. Rastet e fitimeve kapitale dhe pagave nuk do të kalojnë pa u vënë re para organit më të lartë të futbollit evropian. E megjithatë nuk duket të jetë nevoja për një hakmarrje të servirur. Ceferin duket i gatshëm t’i shtrijë dorën klubit të Juventus, pasi armiku i madh Agnelli është larguar nga skena dhe një drejtues i ri ka marrë detyrën në Torino. Vetëm se ka një kusht. Juventus duhet të tërhiqet nga projekti i Super League, i çuar përpara në vijë të parë me mbështetjen e Real Madrid dhe Barcelona. Në pritje të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, të planifikuar për në mars, UEFA i kërkon klubit italian të largohet publikisht nga projekti.

Për sa i përket fitimeve kapitale, nëse FIGC do të konfirmonte “dënimin”, do të jetë e vështirë për Juventusin të marrë pjesë në kupat e Europës. E kjo edhe nëse arrin të kualifikohet përmes kampionatit, Kupës së Italisë apo Europa League. UEFA do të ndiqte hapat italianë dhe do ta përjashtonte klubin apriori. Së fundi, pagat. Në këtë rast hyn në lojë Fair Play Financiar. Nëse kontabiliteti i rremë do të provohej nga drejtësia e zakonshme, marrëveshja e shlyerjes (e famshmja settlement agreement) mund të anulohet. E kështu dënimet rrezikojnë të jenë edhe më të rënda. Juventus mund të përfundojë jashtë kupave edhe për më shumë se një sezon.

ÇFARË DUHET ENDE TË SAKTËSOHET?

Megjithatë, për momentin, gjithçka është ende e lidhur me vendime që ose nuk ekzistojnë ose nuk janë ende përfundimtare. Dënimet e mundshme kombëtare do të kthehej edhe në dënim europian. Por pa qenë e nevojshme të lëshohet dora. Ndërkohë, UEFA tani pret të rivendosë marrëdhëniet me Juventusin e ri. Pastaj do të shihet se çfarë do të ndodhë në sallat e gjyqit në muajt në vijim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *