• |
ide | kryesore

Vdeκjet e fëmijëve nga shurupi i kollës/ OBSH: Të veprohet menjëherë

-Instant, Lajme, Planet



Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm dhe të koordinuar për t’i mbrojtur fëmijët nga ilaçet e kontaminuara. Kjo erdhi pas disa vdekjeve të fëmijëve të regjistruara vitin e kaluar, të lidhura me shurupet e kollës.

“Këta ndotës janë kimikate toksike që përdoren si tretës industrialë. Ata mund të jenë fatalë edhe nëse merren në sasi të vogla. Ato nuk duhet të gjenden kurrë në ilaçe”, tha OBSH-ja.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se shtatë vende kishin raportuar se kishin gjetur shurupe të kontaminuara në katër muajt e fundit. OBSH u bëri thirrje 194 shteteve anëtare në këtë organizatë që të veprojnë menjëherë për të parandaluar më shumë vdekje.

Në vitin 2022, më shumë se 300 fëmijë, kryesisht të moshës nën 5 vjeç, vdiqën nga dëmtimi akut i veshkave në Gambi, Indonezi dhe Uzbekistan. Këto vdekje dyshohet se u shkaktuan nga ilaçe të kontaminuara, tha OBSH-ja në një deklaratë më 24 janar. Shurupet e kollës, pa recetë, kishin nivele të larta të dietilenit glikolit dhe etilenit glikolit.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *