• |
ide | kryesore

Vendimi për burrin investitor strategjik të Olta Xhaçkës, Shehaj: Kushtetuesja nën presionin e qeverisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi të zgjasë mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Në postimin e tij në Facebook, Shehaj e ka quajtur një vendim të padrejtë, i cili shkon kundër interesit publik dhe është marrë nën presionin e qeverisë

Gjykata Kushtetuese shtyu gjykimin mbi papajtueshmërinë dhe vendosi të zgjasë mandatin e deputetes Xhaçka.

Ky vendim është i padrejtë, shkon kundër interesit publik dhe është marrë nën presionin e Qeverisë.

Është e qartë si drita e diellit se Xhaçka në shkelje të Kushtetutës ka përdor pushtetin për të pasuruar veten, bashkëshortin dhe kunatën.

Shqiptarët shpresonin të shihnin se kishte mbaruar koha e shtyrjeve dhe shmangieve kur duhet të gjykohet fati i qeveritarëve.

Për çdo gjykatës, askush nuk duhet të jetë i paprekshëm, dhe vetëm atëherë në Shqipëri do të kthehet shpresa dhe besimi se asnjë nuk është mbi ligjin.



2 Comments

  1. Po eshte normale,more Agron,nje qeveri,e nje partie,qe ne protesten e 21 janarit 2011,bertiste me te madhe (bile,me shume ndihej edhe Ngjela pasi priste te merrte ndonje llokem),qe te bashkohen te gjithe “Qelbesirat,per te permbysur qeverine e demokrateve.Dhe ky bashkim qelbesirash,nen drejtimin e nje karagjozi sharlatan,hajdut me experienca edhe nderkombetare,duke u sordisur ne France,me nje mori vjedhjesh,piktura e ikona kishash,dhe duke vjedhur qe me projektin e pare,si nje i sapo vendosur ne ministrine e kultures (pika minister kulture,nje qe vetem kulture nuk ka),me “kthimin ne identitet te ministrive,te ndertuara ne kohen e Italise!!!! Dhe a ka vend ne kete koment,te renditen te gjitha vjedhjet,diten-per diell,qe ka bere dhe vijon te beje ky surrogat njerezor,me shoket e vet te huqeve???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *