• |
ide | kryesore

Video/ Djokovic, mesazhi i fshehtë në një shishe: imazhet bëhen virale në rrjetet sociale

-Instant, Sport, Video
shishe



Mesazhi klasik në shishe. Këtë herë, megjithatë, në vend që të lundronte në det, ai iu dorëzua marrësit me dorë. Kjo ndodhi në Australian Open në Melburn, gjatë ndeshjes së raundit të dytë mes francezit Cuacaud dhe Novak Djokovic. Ndërsa serbi vuante me dëmtimin në kofshë, një anëtar i ekipit të Nole, i dërgoi një shishe nëpërmjet supervizorit Jerry Armstrong.

Nole, pasi mori shishen, e vëzhgoi dhe nxorri një shënim me një pamje tepër kureshtare. Një gjest i kapur nga disa shikues që filmuan skenën në telefon dhe e futën menjëherë në rrjet. Video u bë virale në TikTok, miliona shikime dhe një tjetër dyshim për “sjelljen” e serbit. Djokovic, në fakt, nuk mund të bëjë një lëvizje pa u konsideruar menjëherë si fajtor për ndonjë gjë.

Lexo më tej:Video/ Djokovic, sherr i bujshëm me menaxherin në tribunë: “Dil jashtë!”

Rregullat për stërvitjen, ose për sugjerimet e bëra nga teknikët për lojtarët e tyre, kanë ndryshuar. Mesazhet verbale lejohen nëse lojtari dhe trajneri janë në të njëjtën anë të fushës. Pankina e serbit në këtë rast ishte në anën e kundërt. Me pak fjalë, një direktivë me shkrim në shishe, një shënim motivues, ose ndoshta thjesht indikacione mbi përmbajtjen e shishes. Por Nole është Nole, dhe gjithçka që ai bën bëhet lajm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *