• |
ide | kryesore

Video/ I vunë flakën autobusit të tifozëve kundërshtarë: arrestohen 9 ultras për kaosin në Itali

-Instant, Sport, Video
Autobusit



Policia dhe Karabinierët kryen bashkërisht arrestimin në flagrancë të 9 personave. Përkatësisht ishin 7 ultras të Paganese dhe 2 nga Casertana, disa prej të cilëve kishin marrë në të kaluarën penalitete për cështje tifozerie. Këto janë rezultatet e hetimeve të nisura pas përplasjeve mes tifozëve kundërshtarë të ndodhur të dielën e 22 janarit 2023. Ngjarja ndodhi përgjatë rrugës për të mbërritur në stadiumin komunal “Marcello Torre”, para ndeshjes Paganese-Casertana. Episodi më i rëndë ishte ai i djegies së autobusit me tifozë kundërshtarë. Protagonistët e përplasjeve fillimisht kishin mbetur të paidentifikuar, pasi kishin vepruar me fytyrën e mbuluar me kapuç.

Lexo më tej: Video/ Tragjedi në Argjentinë: një i vdekur dhe 22 policë të plagosur në incidentet në stadiumin Funes

Subjektet janë duke u hetuar për shkaqe të ndryshme. Ata kanë kryer veprat penale të mbajtjes dhe hedhjes së sendeve të forta dhe bombave tymuese, kundërshtim ndaj zyrtarëve publik, rrahje, shkatërrim e të tjera. Pikërisht nga përplasja e dhunshme mes tyre ndodhi edhe djegia e autobusit me mbështetës të ekipit të Casertas. Si pasojë u dëmtua një ndërtesë dhe prona të shumta në zonën përreth, ndërsa u plagos një prej karabinierët që ndërhynë për të mbrojtur rendin publik. Prokurori në detyrë, urdhëroi transferimin e të dyshuarve në shtëpitë e tyre. Kështu, arrest shtëpiak për të gjithë, në pritje të caktimit të seancës së vlefshmërisë së arrestimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *