• |
ide | kryesore

Video/ Kimmich shpëton Bayern nga humbja në të 90′: Koln merr pikë në Allianz, Wolfsburg ‘pesëshe’ në Berlin

-Instant, F1, Sport, Video
Kimmich

Faza e parë në Bundesligë përfundoi me një barazim në shtëpi për Bayern Mynih. Skuadra e Nagelsmann nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në shtëpi kundër Koln. Kimmich u kujdes që në minutën e 90′ t’i përgjigjej golit të Skhirit në minutën e 4′. Leipzig e shfrytëzoi mundësinë, duke mbërritur -4 nga bavarezët. Red Bull mposhti 6-1 Schalke me André Silva (dygolësh), Henrichs, Werner, Olmo dhe Poulsen. Wolfsburg dominoi me një pesëshe në Berlin përballë Hertha (5-0). Barzimi 2-2 mes Hoffenheim dhe Stuttgart.


BAYERN-KOLN 1-1

Surprizë në Allianz Arena, ku Nagelsmann u shpëtua në fund nga Kimmich. Bayern barazoi 1-1 në shtëpi me Koln dhe është ende pa fitore në këtë fillim të vitit 2023 në Bundesligë. Sfida u zhbllokua menjëherë. Në minutën e 4′, Skhiri përfitoi nga spondi i Chabot dhe kaloi miqtë në avantazh. Bavarezët tentuan të reagojnë menjëherë me një goditje të Gnabry, por Schwabe nuk u befasua. Skhiri për pak sa nuk shënon të dytin, por këtë herë e ndali Sommer. Nagelsmann luajti kartën Coman dhe Gravenberch në fillimin e pjesës së dytë. Ish-lojtari i Ajax ishte më i rrezikshmi i ekipit të tij, duke goditur shtyllën. Muri i ngritur nga Schwabe rezistoi si ndaj Coman ashtu dhe ndaj Müller, por u shemb në minutën e 90′. Kimmich shpëtoi Bayern me një goditje të shkëlqyer nga distanca. Barazimi i dytë 1-1 radhazi. Bayern e mbyll kështu fazën e parë me 36 pikë, katër më shumë se Leipzig. Por të paktën një mes Eintracht, Freiburg dhe Union Berlin mund të shkojë në -3.


SCHALKE-LEIPZIG 1-6

Fund perfekt i fazës së parë për Leipzig, që mposhti Schalke 6-1 dhe mbërriti 4 pikë nga vendi i parë i Bayern. Ndeshja u mbyll në pjesën e parë falë dy golave të André Silva (7′ dhe 44′) dhe golave të Henrichs në minutën e 15-të dhe Ëerner në kohën shtesë. Në pjesën e dytë, trajneri i klubit të Gelsenkirchen, Reis, ndryshoi duke futur Aydin dhe Ivan, por vendasit arritën të shënojnë golin e flamurit vetëm me Kozuki (56′). Më pas Olmo (83′) dhe Poulsen (89′) i dhanë përmsa rezultatit. Leipzig e mbyll fazën e parë me 32 pikë, -4 nga Bayern kryesues. Nga ana tjetër, Schalke qëndron gjithnjë e më i fundit me 9 pikë.

HERTHA-WOLFSBURG 0-5

Sukses i jashtëzakonshëm jashtë fushe për Wolfsburg, që dominoi në Berlin kundër Hertha. Triumf 5-0, me Ujqit në avantazh me tre gola që në pjesën e parë. Ish-lojtari i Bolonjës Svanberg hapi ndeshjen në minutën e 4′. Momenti kyç ishte në minutat e 31-34. Fillimisht Arnold dyfishoi me penallti, më pas Wind firmosi trisin. Pokeri u realizua nga Baku në minutën e 72′, duke përfituar nga asisti i dytë i Svanberg. Në fund, erdhi 5-0 përfundimtare nga Marmoush (86′). Wolfsburg shënoi fitoren e pestë radhazi dhe kërkon Europën, Hertha e parafundit me 14, aktualisht -2 nga shpëtimi.

HOFFENHEIM-STUTTGART 2-2

Barazim emocionues 2-2 mes Hoffenheim dhe Stuttgart. Një rezultat që i shërben më shumë vendasve, në kuotën 19 pikë dhe +3 pikërisht ndaj miqve. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 11′ falë Kramaric, por në shtesën e gjatë të pjesës së parë, për shkak të dëmtimeve të Skov dhe Tomas, barazimi erdhi nga Guirassy. Miqtë shënojnë avantazhin në minutën e 77′ me Endo, duke plotësuar përmbysjen. Por një minutë më vonë Ahamada u ndëshkua me karton të kuq, duke i dhënë epërsi numerike vendasve. E kështu, 2-2 erdhi pikërisht në minutën e 94′ me goditjen e Kramaric.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.