• |
ide | kryesore

Video/ Sarri poker Milanit në Olimpico: Lazio shkatërron shpresat e Piolit për titullin

-Instant, F1, Sport, Video
Piolit



Lazio mposhti Milanin 4-0 në Olimpico, në ndeshjen e fundit të javës së 19′ të Serie A. Suksesi me përmasa i ekipit të Sarrit çertifikon krizën e kuqezinjve. Bardhekaltrit e zhbllokuan takimin pas vetëm 4′ me devijimin e Milinkoviç-Savic. Në minutën e 38′ mbërriti dyfishimi i Zaccagni dhe praktikisht nuk pati më histori. Në pjesën e dytë, muzika nuk ndryshoi. Në minutën e 65′ Luis Alberto u kujdes për të firmosur trisin me një goditje dënimi. Pastaj Felipe Anderson kompletoi pokerin, duke përfituar nga gafat e shumta të prapavijës kundërshtare. Napoli fluturon në +12 nga kuqezinjtë e Piolit. Ndërsa djemtë e Sarrit arrijnë Interin në vendin e tretë në kuotën e 37 pikëve.

Lexo më tej: Video/ Gjashtë gola e spektakël ndaj Atalantës: reagim i madh i Juventus, por ishte një super Lookman

Një tjetër goditje shumë e rëndë, pas humbjes së Superkupës. Milani u shemb nën furinë e Lazios. Kuqezinjtë e Piolit pësuan humbjen e tretë të sezonit në kampionat dhe shohin Napolin të arratiset në krye të një renditjeje gjithnjë e më të ngjyrosur blu. Kështu, vazhdon makthi i janarit të kuqezinjve, të cilët duket se kanë humbur formën dhe gjithashtu qetësinë. E dëshmojnë më së miri blackout e shpeshtë të mbrojtjes, dikur hermetike. Sarri nga ana tjetër po shijon momentin e shkëlqyer të skuadrës së tij. Lazio ka gjetur ritëm, intensitet dhe përqendrim pas një fillimi disi të pasigurt të vitit 2023. Me Juven jashtë konkurrencës, renditja buzëqesh dhe Liga e Kampionëve, duke vazhduar kështu, është larg nga të qenit utopi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *