• |
ide | kryesore

Vrasja e Martin Çeços, Prokuroria urdhëron ndalimin e publikimit të çdo informacioni tjetër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pavarësisht se katër persona ndodhen në qeli si autorë të dyshuar të krimit, vrasja e Martin Çeços në Qershor të vitit të kaluar në fshatin Kolanec të Maliqit mbetet ende mister.


Mbrëmjen e djeshme, emisioni “Uniko” pritej të publikonte bisedat me tre persona nga Pogradeci që kanë qenë kontakti i fundit i Martin Çeços, por kjo gjë nuk ka ndodhur.


Tre ditë pas emisionit të 16 Janarit, prokurorja e Korçës që drejton këto hetime, Oli Visi, nxorri një urdhër për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të çdo lloj informacioni tjetër të ri lidhur me vrasjen e Martin Çeços.

Gazetari Spartak Koka u thirr për të dhënë shpjegime dhe për të dorëzuar telefonin që redaksia e Uniko kishte hapur, si dhe për të dhënë çdo material tjetër që ne si staf disponojmë. Ditën e premte, më 20 Janar gazetari Spartak Koka u paraqit në Policinë e Korçës ku dha shpjegime për çdo informacion që di rreth vrasjes së Martin Çeços


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.