Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi sot se do të dorëzojë padinë në SPAK për të hetuar vrasjet e 21 janarit. Ai u shpreh se urdhri për të hapur zjarr ndaj protestuesve u dha nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Duke akuzuar këta të fundit, Gjiknuri kërkoi që SPAK të nisë hetimet.
‘Nuk e kemi materialin origjinal, por bazuar në faktet e reja, ne kuptojmë zinxhirin e vendimmarrjes në këtë zinxhir shtetëror. Këtu del një fakt, urdhëri nga lart për të hapur zjarr. Ka dy eprorë, ish-ministri dhe ish-kryeministri. Këtë duhet ta zgjidhin me njëri-tjetrin.’- tha Gjiknuri.