• |
ide | kryesore

Chrissy Teigen zbulon portretin e vajzës së saj

Paparazzi, Slider



Chrissy Teigen ka zbuluar së fundmi portretin e vajzës së saj Esti Maxine me bashkëshortin John Legend. Përmes rrjetit social, Instagram, Teigen postoi një pamje nga afër të foshnjes  të strukur pas një batanije gri.

Esti lindi më 13 janar, duke u bashkuar me motrën e madhe Luna Simone dhe vëllain Miles Theodore, 4 vjeç. Chrissy dhe John e prezantuan atë me fansat gjashtë ditë më vonë duke shpërndarë një foto familjare në rrjetet sociale.

“Esti Maxine Stephens. Shtëpia është plot gjallëri dhe familja jonë nuk mund të ishte më e lumtur,” shkroi Chrissy. “Babi derdh lot gëzimi natën duke parë Luna dhe Miles,e ty. Ndërsa un sapo mësova se duhen ende pelena me një seksion c!? Jemi të lumtur.” Ardhja e vajzës erdhi më shumë se dy vjet pasi Chrissy dhe John humbën djalin e tyre, Jack. Megjithëse modelja shprehu hezitimin e saj për të pasur një fëmijë tjetër pas vdekjees së Jack, ajo zbuloi në shkurt 2022 se i ishte  nënshtruar trajtimeve IVF me shpresën për të mbetur përsëri shtatzënë.

Më vonë njoftoi shtatzëninë e saj. “Vitet e fundit kanë qenë paksa një mjegull emocionesh, por gëzimi ka mbushur sërish shtëpinë dhe zemrat tona”, tha Chrissy në atë kohë. “Unë nuk mendoj se do të largohem ndonjëherë nga një takim me më shumë emocione sesa nerva, por deri më tani, gjithçka është perfekte dhe e bukur. Ndihem shpresëdhënëse dhe mahnitëse.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *