• |
ide | kryesore

Çmenduri arabe, 300 milionë euro në vit për Lionel Messi: Al Hilal ëndërron të ketë Pleshin përballë CR7

-Instant, Sport
Al Hilal



E ardhmja e Lionel Messi nuk është aspak e sigurt në Paris. Kontrata me PSG-në skadon në qershor, por ekziston një opsion për sezonin e ardhshëm. Kryeqytetasit do të donin shumë të rinovonin, por Leo është ende duke u menduar për këtë. Është ndoshta shumë herët për t’u larguar nga futbolli evropian. E megjithatë ofertat që vijnë nga kontinente të tjera janë tunduese. Inter Miami e kërkon argjentinasin në MLS. E, sipas Gazzetta dello Sport, arabët e Al Hilal janë gati për një çmenduri. Klubi rival me Al Nassr, ku luan Cristiano Ronaldo, në kampionatin saudit, janë gati të vendosin në tavolinë 300 milionë euro në vit. Një çmenduri e vërtetë, mjafton të kenë në skuadër lojtarin më të fortë në botë. Al Hilal ëndërron ta nxjerrë në fushë kundër CR7 dhe Al Nassr.

Objektivi është që kampionati i Arabisë Saudite të bëhet tërheqës dhe interesant mediatikisht. Për promocionin që do të ketë Arabia Saudite, mjafton imagjinata për të parë dy rekordmenët e Topit të Artë në të njëjtën garë. Paratë nuk mungojnë dhe është i mundshëm sulmi edhe për lojtarë të tjerë të mëdhenj të futbollin botëror. Arabia Saudite synon të marrë organizimin e Kupës së Botës 2030 dhe në këtë prizëm investimi është krejtësisht i kuptueshëm. Mbetet për t’u parë nëse Leo do të preferojë të qëndrojë në Evropë, apo do të zgjedhë ofertën e Al Hilal. Në lojë janë sfidat e reja si Champions League larg Barçës, e rikthimi ekonomik në nivelin më të lartë të imagjinueshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *