• |
ide | kryesore

Dani Alves, një tatuazh e fut në kurth. Rrëfimi i vajzës i rrëzon versionin: “Në pubis ka një gjysmëhënë”

-Instant, F1, Sport
Dani Alves



Bëhet gjithnjë e më e rëndë situata për Dani Alves. Braziliani vazhdin të jetë i burgosur në Barcelonë, pas denoncimit për përdhunim të paraqitur nga një vajzë 23-vjeçare. Sipas asaj që raportohet nga gazeta spanjolle El Mundo, versioni i ish-mbrojtësit të Barcelonës është përgënjeshtruar nga kamerat e lokalit. E sikur të mos mjaftonte, edhe nga dëshmia e viktimës së dyshuar të dhunës. Vajza foli për më shumë se një orë e gjysmë me hetuesit. Rrëfimi dramatik ishte shumë i detajuar. E është pikërisht një nga këto detaje që ka përkeqësuar pozicionin e Alves. “Ai ka një gjysmëhënë tatuazh në pubis”, tha ajo, duke hedhur poshtë versionin e parë të Alves. 39 vjecari pretendonte se nuk e kishte njohur kurrë vajzën. Më pas ai korrigjoi shënjestrën, duke pranuar se kishte pasur një marrëdhënie seksuale konsensuale. Por ky ndryshim i versionit nuk e ka bindur gjykatësin që ka urdhëruar dënimin me burg pas arrestimit.

Sipas Diario Nius, hetuesit kishin marrë denoncimin e vajzës, dëshmi të ndryshme dhe pamjet nga kamerat e vëzhgimit të klubit të natës. Të gjitha këto hetime ata i mbajtën të fshehura nga futbollisti. Braziliani ndërkohë u kthye në Meksikë për të luajtur me Pumas pas Vitit të Ri të kaluar në Barcelonë. Të fortë në faktin se familja e Dani Alves kishte ende rezidencën e tyre në Spanjë, ata prisnin që herët a vonë ai të kthehej. Dhe kështu ndodhi. Kthimi i tij u përshpejtua nga gjendja e keqe shëndetësore e vjehrrës së tij, e cila u nda nga jeta më 12 janar. I shoqëruar në komisariat, mbrojtësi i krahut dha disa versione kontradiktore dhe, për këtë arsye, gjykatësi aprovoi arrestimin dhe vendosi dënimin me burg. Tani, sipas ligjit spanjoll, Dani Alves përballet me deri në 12 vjet burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *