• |
ide | kryesore

Dhunoi dhe kërcënoi me thikë një person, arrestohet 49-vjeçari në Lushnjë

-Instant, Lajme, Të fundit
Durrës



Një 49-vjeçar i identifikuar si Ilir Elmazi është arrestuar nga policia. Ai dyshohet se ka dhunuar dhe kërcënuar një person. Sipas njoftimit të policisë, 49-vjeçari, akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ai dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka goditur me grushte, një shtetas, për dhënien e një shume parash.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. E., 49 vjeç, banues në Lushnjë. Ai u arrestua për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ai pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka goditur me grushte, një shtetas, për dhënien e një shume parash. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *