• |
ide | kryesore

Erdogan kundër anëtarësimit, SHBA e vendosur: Hyrje e shpejtë e Suedisë e Finlandës në NATO

-Instant, Arkiva, Planet
NATO



Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price ka deklaruar se SHBA-të mbështet hyrjen e shpejtë të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Kujtojmë se Helsinki njoftoi se bisedimet trepalëshe me Turqinë mbi kërkesën e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake u pezulluan.

Price u pyet në konferencën për shtyp në lidhje me pozicionin e Uashingtonit për pranimin e Finlandës pa Suedinë, por nuk pranoi të komentojë me detaje.

“Ky ka qenë gjithmonë një diskutim rreth Finlandës dhe Suedisë…kalimi nga një aleancë me 28 në një aleancë me 30. Kjo është ajo që ne duam të shohim,” tha Price.

Nga ana tjetër Presidenti i Turqisë Recep Tajip Erdogan tha se Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Ankarasë për përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO, pas protestave të fundjavës në Stokholm nga një aktivist anti-islamik dhe grupet pro-kurde, duke vënë në rrezik zgjerimin e aleancës ushtarake.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *