• |
ide | kryesore

Goli i tretë në tre ndeshje për Shkurtaj: Laçi poker përballë Kastriotit, Mezani i largohet fundit

-Instant, Sport
Shkurtaj



Nuk ishte momenti më i mirë për Laçin, por ishte i duhuri për tu kthyer të fitonte. Bardhezinjtë e Gentian Mezanit e kanë mbyllur fazën e dytë të kampionatit me një fitore shumë të rëndësishme, që i largon nga zona e ftohtë e klasifikimit. Vasil Shkurtaj shënon golin e tretë në tre ndeshje si titullar, ndërsa Laçi mposhti 4-1 Kastriotin, në një ndeshje të dominuar që në fillim.

Motivimi i Laçit, i fortë edhe në rikthimin e lojtarëve të rëndësishëm në formë, u duk që në fillim. Babatunde, Ziko, por edhe vetë Shkurtaj, i kanë dhënë tjetër personalitet bardhezinjve. Sfida ishte me sens unik, që në momentet e para. Kurbinasit u shfaqën disa herë rrezikshëm, por ndeshjen e zhbllokuan me anë të Shkurtaj. Goli i tretë radhazi për qendërsulmuesin, që ia bëri të thjeshtë lojën të tijve. Laci kontrolloi me qetësi, duke përfituar edhe se Kastrioti nuk ishte kurrë i rrezikshëm. Goli i dytë ishte një perlë e Spahiut. Mesfushori u fut në zonë dhe mundi portierin në shtyllën e parë.

Lexo më tej: Video/ Balaj debuton në festën e Hoxhaj: poker i Vllaznisë ndaj Laçit dhe -3 nga kreu

Ndeshja nuk ndryshoi fytyrë as në pjesën e dytë, ku goli i Adeleke praktikisht e mbylli ndeshjen. Velkoski shërben në qendër për sulmuesin që me kokë e dërgoi në rrjetën e Dajsinanit. Vetëm për pak shpresë shërbeu goli i Çelës, por në fund ishte Geci që vulosi 4-1 përfundimtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *