• |
ide | kryesore

“Më transfero te Bayern”, “Mos je çmendur”: zbulohet prapaskena që theu raportin mes CR7 e menaxherit Mendes

-Instant, Sport
çmendur



“Më ço te Bayern Mynih ose Chelsea, përndryshe do të ndahemi”. Ky ka qenë ultimatumi i vendosur nga Cristiano Ronaldo ndaj menaxherit të tij historik, Jorge Mendes, verën e kaluar. Ishte ekzaktësisht koha kur CR7 po kërkonte një rrugë shpëtimi nga Manchester United, pasi nuk arriti të kualifikohej në Champions. Lajmin e bën të ditur gazeta El Mundo, sipas së cilës përgjigja e menaxherit mund të përmblidhet në një “Ti je i çmendur”.

Gjeneza e thyerjes mes sulmuesit dhe Mendes do të datonte muaj më parë. Praktikisht, shumë kohë përpara intervistës së famshme me Piers Morgan dhe largimit nga Djajtë e Kuq. Edhe më parë citimit për Ronaldon si i çmendur. Madje, në atë kohë kishte disa thashetheme për të ardhmen e portugezit. Chelsea, i freskët nga ndryshimi i pronësisë, ishte i interesuar, por trajneri Thomas Tuchel kishte shprehur rezerva.

Lexo më tej: Zyrtare/ Ronaldo shkon në Arabinë Saudite për 200 milionë euro në vit

Fakti që Ronaldo nuk kishte marrë pjesë në përgatitjen e verës me United kishte ngritur më shumë se disa dyshime për kushtet e tij sportive. Edhe pse më vonë doli se mungesa e tij ishte e lidhur me gjendjen shëndetësore të së bijës. Bayern, nga ana tjetër, e kishte menduar jo pak, por CEO Oliver Kahn e përjashtroi përfundimisht mundësinë, duke sqaruar se nënshkrimi i CR7 nuk binte brenda filozofisë së klubit.



3 Comments

  1. Ronaldo është denuar në heshtje për tradheti nga Portugalia. Ronaldo është aset politik i Sorrosit.
    Anglia inskenoi incidente sepse Ronaldo i ekspozuar tashmë do te krijonte kosto me boten katolike te revoltuar ne se do legalizohej skandali ne vite ku i hapej porta për të rivalizuar Mesin e Argjentines se Malvineve dhe Barcelones Kattalanase anti Madrid te korruptuar majtist.
    U fsheh në Arabi pér harresë. Ronaldo nuk është i vetmi që përdoret nga politika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *