• |
ide | kryesore

Mediat ndërkombëtare/ Ish-agjenti i FBI-së u korruptua në Tiranë

-Instant, Arkiva, Kryesore



Lajmi mbi arrestimin e një prej zyrtarëve më të lartë të FBI-së ka oshtirë në mjedisin shqiptar, po aq sa në mediat më të mëdha amerikane. Kjo, jo pa shkak. Prangosja e Charles McGonigal shërbeu për të zbuluar se si kryeministri Edi Rama kishte arritur të ‘fuste’ në dorë një prej agjentëve të lartë të FBI-së dhe ta përdorte atë në betejën për të goditur opozitën shqiptare.

Agjenti McGonigal kishte mbi 20 vite që mbante të njëjtin post në FBI, por së fundmi ‘besnikëria’ e tij kishte kaluar nga drejtësia tek interesi vetjak. Hetuesit amerikanë zbuluan se ai ka përfituar shuma të mëdha parash nga një oligark rus dhe drejtpërdrejt nga Tirana.

Të hënën në darkë zyrtari i FBI-së u vendos përballë dy akuzave, mes të cilave përmendeshin udhëtime me shpenzime të paguara në Tiranë ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe për marrjen e një shume prej 225 mijë dollarësh nga një shqiptaro-amerikan.

Jehona e lajmit nga mediat ndërkombëtare

Gjigandi amerikan CNN shkruan se veterani i FBI-së, me një karrierë 22-vjeçare në këtë institucion, Charles McGonigal u përball me 2 aktakuza. E para ishte se kishte punuar me një oligark rus të shpallur “non grata” pasi ai kishte dalë në pension dhe tjetra se fshehu qindra mijëra dollarë që mori nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare kur ishte ende një zyrtar i lartë në byro. CNN shkruan se ky shqiptar i kishte dhënë McGonigal 225 mijë dollarë në cash të cilat ai nuk i kishte deklaruar. CNN vijon duke sqaruar pretendimin e prokurorëve se në një takim McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimet në fushat e naftës në Shqipëri për kompanitë ruse”.

ABC News shkruan se McGonigal fshehu nga byroja marrëdhënien e tij me këtë ish-oficerin shqiptar të paidentifikuar të inteligjencës gjatë gjithë kohës që udhëtonte jashtë vendit me personin dhe takonte shtetas të huaj. Personi cilësohet si shtetas shqiptar i punësuar nga një konglomerat energjetik kinez. Personi më vonë “shërbeu si një burim i FBI-së në një hetim penal që përfshinte lobim politik të huaj” mbi të cilin McGonigal kishte një rol mbikëqyrës.

Në një shkrim të, i cili shoqerojet me foton e madhe te Rames bashkengjitur asaj te zyrtarit te FBI, Daily Mail shtohet fakti që në aktakuzë thuhet se McGonigal shoqërohej nga ish-spiuni i paidentifikuar kur ai u takua fshehurazi me kryeministrin shqiptar Edi Rama në shtator 2017. Aty ai mendohet se i dha Ramës sende të FBI-së. (parafernalitë e FBI-së)

Skandali i publikuar nga shumë media ka ngritur aludime serioze se Edi Rama ka paguar para të padeklaruara në favor të një ish zyrtari të lartë të FBI-së, për ta përdorur atë në favor të luftës së brendshme politike në Shqipëri. McGonigal akuzohet se ka marrë së paku 225 mijë dollarë për të dëmtuar aktivitetet e opozitës shqiptare dhe për të punuar në Amerikë kundër saj. Ndërmjetësin e këtyre takimeve dyshohet se e kanë bërë dy shqiptarë që, në aktakuzën e ngritur nga autoritetet amerikane, përshkruhen si Personi A dhe Personi B. Lideri i opozitës Sali Berisha në emër të Partisë Demokratike tha se këta persona ishin: Agron Neza (ai që ka paguar 225 mijë USD-të) dhe Dorian Duçka (ai që paraqitet në aktakuzë si “zyrtari jo formal i kryeministrit, që ka financuar udhëtimet dhe ndenjtjen e Charles McGonigal në Tiranë).

Miqësia Rama-McGonigal

Miku i ngushtë i kryeministrit, me të cilin darkonte nga Tirana në New York, aktualisht është nën akuzë për korrupsion. Keqardhjen më të madhe Rama e ka në faktin se McGonigal mund ta fundosë bashkë me veten. Kjo situatë nuk ka kaluar pa u reflektuar edhe në retorikën e përdorur nga kreu i qeverisë.

Kështu, kur doli për herë të parë lajmi se një amerikan i FBI po hetohej për financim nga lobistë të huaj dhe aty përmendej emri i Ramës, kryeministri duke fryrë gjoksin deklaroi “ai është miku im”. Mirëpo ky entuziazëm i kryeqeveritarit për lidhjen e fortë me agjentin e Byrosë Federale të Hetimit ra shpejt. Pas publikimit të lajmit mbi akuzat me të cilat do të përballej McGonigal, Rama iu referua atij si “një zyrtar i FBI-së” me të cilin nuk kishte lidhje.

Përmendja e Ramës në dosjen e prokurorëve federalë kundër ish-zyrtarit të FBI-së

Në dosjen e publikuar për mediat mbi akuzat që rëndojnë ndaj McGonigal kryeministri përmendet 14 herë. Aty jepen detaje për udhëtimet e amerikani në Shqipëri, takimet, paratë e paguara dhe shërbimet që i bëri Edi Ramës, një pjesë të padeklaruara siç ia kërkon ligji. Akuza është e detajuar deri në pikën që përshkruan mënyrën se si McGonigal i ka marrë paratë (në një parkim makinash) dhe se si është zhvilluar udhëtimi i tij në Tiranë, në shtator 2017.

“Në vjeshtën e vitit 2017, në vendbanimin e Personit A në Nju Xhersi, i pandehuri McGonigal mori dy herë më shumë para të thata nga Personi A në sasitë afërsisht 80 mijë dhe 65 mijë dollarë. Në 16 tetor 2017, i akuzuari McGonigal plotësoi një FD-772b (formular i brendshëm i FBI-së) në lidhje me udhëtimin e tij në shtator në Shqipëri dhe Kosovë. Ky formular nuk raportoi se i akuzuari McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë në Shqipëri dhe një politikan në Kosovë. Po ashtu aty mohohej që McGonical kishte deklaruar punësimin e tij për një shtetas të huaj jashtë punës zyrtare të FBI-së,” shkruhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI-së ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë dhe është takuar me Ramën në disa prej këtyre vizitave. Aktakuza në D.C. vëren se “as FBI dhe as McGonigal nuk pagoi për hotel ndërsa gjendej në Shqipëri.” Shpenzimet e udhëtimit do të paguheshin nga personi A. Kur mbërriti në Tiranë ai u takua me një të dytë, Personi B, bashkë me të cilin takoi kryeministrin Edi Rama.

Personi B përshkruhet si këshilltar informal i kryeministrit Edi Rama. Ai kishte një adresë email-i zyrtar të qeverisë, ndërkohë që ishte i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. 

©Lapsi.al



31 Comments

  1. Jugoret mallkimi i Shqiperise ,sa Skendera , Mero e Kristaqe ka ne ato ane , BASTARD TE LINDUR thotë:

    Ky Ramazoni eshte idiot dhe bastard te dyja sebashku .
    Amerikanet po ja lyejn sumen me vaj ulliri qe tja fusin te gjithe se bashku.
    Eshte mesuar se ka problem ,

    1. Jugoret s’te kane faje te gjithe o budalla.
      Faje ka dobichi i kristaqit me shoqet e tjera pionere
      Pjella e vemjeve te kuqe bithegrisur e kembezbathur komutniste.

      1. Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal u deklarua i pafajshëm sot në gjykatë, lidhur me akuzat se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve dhe zyrtarë të shteteve të tjera.

        1. zhurma nuk kishte lidhje me ngjarjen, nuk kishte synim të sulmonte Ramën, por kishte një efekt Big Brother, për të sfumuar thirrjen në SPAK të Shkëlzen Berishës. Po kjo ndodh vetëm për titrat apo trasmetimin live, pasi çdo fakt e çdo e vërtetë nuk mund të fshihet dot. Sot, më 26 janar 2023, ka ndodhur zhvillimi më i rëndësishëm që prej vitit 2008. Pasi është thirrur në Prokurorinë Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit për çështjen e Gërdeci

      2. Ky eshte turpi amerikes jo i joni se KM yne eshte Arsen Lupen
        KM yne vodhi dhe i ndan me ameriken ne tave jane edhe Kim e Lu dhe ca drejtore ne DASH
        Nese duan FBI ti hyje me thelle do gjej xhevahire

    2. Po ca kujton se ka bere ne paris ka shit fiq poshte ures??

      Rama eshte kaq i inkriminuar sa do shkoje i bindur me kembet e tij ne biruce .

    3. Ky është paragrafi më i rëndësishëm marrë nga linku i CNN që është më sipër:
      “In one meeting, prosecutors allege McGonigal urged the prime minister of Albania to be “careful about awarding oil field drilling licenses in Albania to Russian front companies.” The former employee of Albanian intelligence who paid him $225,000 had a financial interest in the government’s decision about the contracts.”

      E përkthyer në Shqip, i bie që Neza ka korruptuar këtë shefin FBIsë për ti thënë Ramës zyrtarisht që një kompani X është front Rus. Nga ky informacion zyrtar që i jepet Ramës nga një zyrtar i lartë i FBIsë, Rama mund të ketë marrë një vendim në favor të Nezës.

      I bie që Neza ka korruptuar shefin e FBIsë për të përdorur rolin zyrtar të tij për të influencuar Ramën të marrë një vendim në favor të Nezës. Prandaj si duket dhe e ka paguar atë.

      Rama këtu është viktimë e një zyrtari të korruptuar Amerikan. Nëse ka këtu ndonjë çedim llogjik, bujrum, me tregoni. Të
      Tjerat janë pallavra.

  2. O Edvin Ram ndyresira
    Leket e shqiptareve i cove n’Amerike,
    S’ke me pa ma dite te mira
    Dhe shpejt per lesh ke me ike!

    Si gjithmone,dole prap zbuluar
    Me hajdutllek e mashtrime,
    T’kan kap me presh ne duar
    Pregatitu,shqiptaret nuk t’bajne ma leshime!

    I famshem e i perjetshem LEGEN
    Qe vec bajga nxjerr nga goja
    Drejtesia do t’vihet ne vend
    Nga VERIORET dhe e gjithe Kosova!

    T’u duk se shpike rroten
    Pordhe duke shite gjithkund
    Deshte me e habit Boten
    Vucicin tue lajkatu’ pa fund.

    Tash n’hall ke ra’
    Dhe s’ke kurrkund ku me u mbyte
    Verioret “SHPELLAR”vazhdo me i sha’
    Koken me cekic kane me t’a shtype

  3. Asgje nuk ka ndodhur.
    Fundja keshtu ndodh edhe ne bote.
    Pse sipas non-gratave kryeministri do te duhet te numuroje zyrtaret qe korrupton ?
    Ku eshte pare kjo.
    Po a mundet fizikisht qe nje kryeminister te mbaje ne mendje se sa persona korrupton, se sa nga keto jane te huaj dhe nga keto se sa jane amerikane ?
    Kjo eshte perralle e non gratave.
    Kryeminsitri ka detyre vetem te korruptoje por aspak te regjistroje a numuroje qofte te korruptuarit, qofte parate qe jep per to.
    Fundja keto para ai ja merr shqiptareve, qe nga ana e tyre as merziten e as shqetesohen.
    Shqiptareve vetem mos u prek 21 janarin, se pastaj gjen belane me to.
    Jane gati ti vene flaken edhe shtepise se tyre.

    1. Do e shikojme Ramen ne burgjet americane , tani e kane bere te bente edhe ligjin per ekstradimin, .
      Gazetat shkruajne se do vendosin ne nje qeli me tre zezake !!!!!!

    2. Per ju kurvat e Rilindjes kur behet fjsle per korrupsion dhe vjedhje jepni justifikim Boten por kur behet fjaleper mirqenie, nacionalizem dhe ngritje pagash e harroni Boten. Do ju qijme rrobte do ju djegim me benzine

    3. I ke me linqe o karrrr, maviii.. Genjen Shqiptaret, por jo te huajt..!!! 😜😜😆😝😝🙏🙏

  4. Saliu po fillon te mohoje edhe kusherinjte dhe bashkefshataret e vet sikur nuk I njef.Natyrisht qe Rama tall ,kokrrat me saliun edhe mediatiksat e saliut.Rama kryeminister deri ne 2029,nongrata Sali ,perballe SHBA .

  5. Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. thotë:

    Retrospektivë.Për ish Deputetin gjerman të CDU-së Mark Hauptman vazhdojnë akoma hetimet për mashtrim dhe rushfet.Mafia Rilindase e udhëhequr nga drogaxhiu Rama i ka shtrirë tentakulat në disa vende.Ky investigim ishte një bombë,por që fatkeqsisht kaloi në heshtje si shumica e aferave korruptive që jan me mijëra.
    “LAPSI.al 23/03/2021
    U takuan me Ramën pa ambasadorin/ Shtypi gjerman ngre hije dyshimi për deputetët CDU/CSU”
    Claudia von Salzen/ Der Tagesspiegel

  6. Po YURITH KIMJA mor aman
    Qe shqiptaret me bar desht me ushqy’
    Sic po duket ate vete po e han
    Sepse n’xhep te RamMafies pat hy’!

    Dihet se tash ka shume halle
    E s’ka ma kohe me na ba’ ma moral,
    Kur kryemafiozit Edvin i jep ndihme te madhe
    Heret a vone veten ka me e pa n’kanal.

    Yuri Kim shume e ndritur
    N’lojen e Edvinit re lehte,
    A mos je edhe ti e shitur
    Dhe n’dore te tij ke mbete!?

    Del aman na thuaj dy fjale
    Fol tashti sa je pa ike
    A asht aq i pasur populli shqiptar
    Sa te coje lek n’Amerike?

    E sic e pe moj lum mikja
    Me mafiozet po u lidhe
    Qetesise i’a zen vendin frika
    E Shqiptareve nuk mund t’i bash ma hile

  7. Saliu eshte perballe SHBA njesoj si dodiku s .SHBA po dergon ne Shqiperi ambasadorin e ri qe do ti cmontoje krejt spihunat e putinit dhe millosheviqit.

      1. Ne pushtet I dalte shpirti i lyer me te pagërat e tij! Tu hy ne hak shqiptareve qe ti shkoj shpirti ne ferr. Kerma qe e kanë per mburrje se nuk dine te zbresin nga pushteti si majmunet ne peme.

  8. Jep doreheqjen e parevokueshme o i gjati ine . Na felliqe e na shite si komb per te na vjedh e sunduar o funderrine e parase dhe e pushtetit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *