• |
ide | kryesore

Milan, problemet nuk kanë fund: Tomori rrezikon të humbasë derbin me Inter

-Instant, Sport
Tomori



Milani humbet Fikayo Tomori, i cili doli gjatë pjesës së parë në ndeshjen kundër Lazios. Ekzaminimet instrumentale të cilave iu nënshtrua mbrojtësi anglez nxorën në pah dëmtimin e një muskuli rrotullues të kofshës së majtë. Pas 7 ditësh do të bëhet një vlerësim i ri, por thuajse është e sigurtë se ai do të detyrohet të humbasë derbin e 5 shkurtit. Lajm më inkurajues për Piolin vjen nga dy mbrojtësit e tjerë. Asgjë serioze për Calabria, për të cilën bëhet fjalë vetëm një goditje në pulpë. Ndërsa Theo Hernandez duhet të kthehet në grup ditën e enjte.

Rezultatet e fundit tregojnë se Pioli ka humbur Milanin e tij. E sikur të mos mjaftojë, lajme të këqija vijnë edhe nga infermieria. Tomori, edhe pse nuk po kalonte një moment të mirë të formës, mbetet një element kryesor i skuadrës. Anglezi është madje një nga sekretet e ecurisë së pabesueshme të sezonit të kaluar të kuqezinjve. Një humbje e rëndë në një moment vërtet të komplikuar. Pasi dështuan në Superkupë, të eliminuar nga Kupa e Italisë dhe shumë larg Napolit kryesues, gjithçka që i mbetet Milanit është të luajë shanset më të mira në Champions. Për këtë kuqezinjtë duhet të fitojnë një vend në katër më të mirët me çdo kusht. Ky objektiv, madje, deri para nja dy javësh dukej i blinduar, por tashmë është në rrezik të madh.

Lexo më tej: Video/ Sarri poker Milanit në Olimpico: Lazio shkatërron shpresat e Piolit për titullin

Për Tomori ky është dëmtimi i tretë i kofshës i pësuar në karrierën e tij. Herën e parë anglezi u dëmtua në sezonin2019/2020 kur luante për Chelsea. Situata u përsërit vitin e kaluar me Milan, ndërsa rasti i tretë ndodhi dje në Olimpico kundër Lazios.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *