• |
ide | kryesore

Video/ Festë e Dortmund në minutën e 93′: asisti i Haller e goli i Reyna rrëzojnë Mainz

-Instant, Sport, Video
Reyna



Borussia Dortmund rrëmben një sukses të cmuar në transfertë. Heroi është edhe njëherë Gio Reyna, që realizoi golin vendimtar në kohën shtesë. Devijimi i tij në të 93′ i jep Borussia fitoren 2-1 ndaj Mainz e arritjen në vendin e katërt të Eintracht e Freiburg (31). Të dy barazuan 1-1 e ndjekin Leipzig (32). Ai që vërtetë feston, është Union Berlin. Fitorja 2-0 ndaj Werder vlen vendin e dytë me 33 pikë, -3 nga Bayern. Buzëqeshin edhe Leverkusen e Augsburg.

Lexo më tej: Video/ Kimmich shpëton Bayern nga humbja në të 90′: Koln merr pikë në Allianz, Wolfsburg ‘pesëshe’ në Berlin

Emocione të minutës së fundit në Mewa Arena, ku Borussia Dortmund merr një sukses të çmuar jashtë fushe. Heroi është sërish Gio Reyna, i cili ashtu si kundër Augsburg shënon si zëvendësues golin vendimtar. Prekja e tij në asistin e Haller në minutën e 93′ vlen fitoren 2-1 ndaj Mainz. Një sukses i jashtëzakonshëm sepse verdhezinjve u mungonte Bellingham (i pezulluar). BVB e mbylli fazën e parë me 31 pikë dhe shkon në -5 nga Bayern, që vjen nga dy barazime radhazi.

REZULTATET

Mainz 1-2 Borussia Dortmund
Augsburg 1-0 Borussia Monchengladbach
Bayer Leverkusen 2-0 Bochum
Freiburg 1-1 Eintracht Frankfurt
Werder Bremen 1-2 Union Berlin



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *