• |
ide | kryesore

Video/ Shensoi, debutim ëndërrash në dëm të Vllaznisë: tekniku rikthehet në Ballsh, për fatin e keq të Josës

-Instant, F1, Sport, Video
Shensoi



Pas katër humbjesh radhazi, Bylis rigjen buzëqeshjen në debutimin e teknikut Shensoi. Një njohje e vjetër në Ballsh, ku kanë besuar sërish drejtuesit e klubit për të zëvendësuar Arjan Bellain. Tekniku ka udhëhequr mallakastriotët në fitoren 1-0 kundër Vllaznisë. Tre pikë që duket sikur kthejnë kursin e skuadrës ballshiote në javën e 18 të Superiores.

Vllaznia ishte e motivuar për të bërë mirë pas dy sukseseve kundër Partizanit e Laçit. Në këtë rast, kuqeblutë e Mirel Josës gabuan gjithcka, duke lejuar shumë inisiativë te një kundërshtar, që u duk i super motivuar. Gjatë pjesës së parë të dyja ekipet patën raste të mira për të shënuar por nuk arritën të finalizojnë. Bylis e luajti hapur ndeshjen, me Shensoi që kërkonte me ngulm lojën në krahë. E megjithatë, 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura.

Vendosi ndeshjen në minutën e 58’ Felipe Soza. Pas një asist të bukur nga Damçevski, braziliani mposhti Zogoviç, i pamundur për ta ndalur. Një gol që rëndoi edhe më shumë këmbët e shkodranëve. Shensoi, nga ana tjetër, kërkoi të ulte ritmin, për të patur më të lehtë të ruante sulmuesit kuqeblu. Mbetet në të thatë edhe në ndeshjen e dytë Bekim Balaj, edhe pse edhe këtë herë si zëvendësues. Rasti i artë për Vllazninë erdhi në minutën e fundit të shtesës me Ardit Hoxhaj. Topi i goditur nga sulmuesi përfundoi mbi traversë. Me ketë fitore Bylisi ngjitet në vendin e 7 me 20 pikë. Ndërsa Vllaznia mbetet po në vendin e 3 me 28 pikë, duke dështuar t’i afrohet kreut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *