• |
ide | kryesore

Ar i bardhë e 388 tsavorite në orën që u ndërtua në tre vjet: “xhevahiri” i ri i Ronaldos ka një çmin të pabesueshëm

-Instant, Sport
Tsavorite



Edhe kur nuk flitet për të, për atë që bën në fushë, Cristiano Ronaldo ia arrin t’i mbajë të impenjuar tabloidet anembanë botës. Portugezi u rikthye në të gjitha mediat për orën që mbante në daljet e tij të fundit publike. Një objekt me vlerë të jashtëzakonshme e tempestuar me 388 tsavorite, një gur i rrallë, që 5 herë fituesi i Topit të Artë ia ka dhuruar vetes javët e fundit. Eshtë e panevojshme të thuhet, çmimi është çmenduri…

Që Cristiano Ronaldo kujdeset shumë për detajet, dihet mirë për të gjithë. E të paktë kanë qenë ata që i ka humbur ora shndritëse e luksoze e mbajtur nga sulmuesi i Al-Nassr në daljet e tij të fundit publike. Është një Caviar Tourbillon i prodhuar nga Jacob & Co., një markë për të cilën CR7 ka qenë imazh për gati 20 vjet. Çmimi i listës së orës është thjesht tronditës: 770,000 dollarë, pak më shumë se 700,000 euro. Një pjesë unike, si ai që e përdor, për të cilën u deshën 3 vjet për t’u realizuar.

Ora është e përbërë nga ari i bardhë 47 mm 18K që mbulon fushën, kasën dhe kurdisësin. Për të pasuruar objektin janë edhe 388 tsavorite, gurë të çmuar shumë të rrallë. Rripi, pjesa e vetme që nuk është e mbuluar me gurë, është prej lëkure aligatori. Pikërisht prania e këtyre tsavorite të rrallë e bën kaq të gjatë periudhën e ndërtimit. E në mënyrë të pashmangshme edhe çmimin mbi 700 mijë euro. Një orë që i shtohet koleksionit tashmë të madh të portugezit. Brenda tij gjenden edhe një Montres Breguet për 720,000 euro dhe një Franck Muller 7008 për rreth 2 milionë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *