• |
ide | kryesore

Berisha: Opozita ose do shkatërrojë Ramën ose veten

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se me skandalin e fundit që përfshin kryeministrin Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, opozita do të bëjë gabimin më të madh nëse nuk bën provën përfundimtare. Sipas Berishës prova përfundimtare është një revolucion që ose do të përfundojë me shkatërrimin e Edi Ramës, ose me shkatërrimin e opozitës.

“Problemi aktual, në vlerësimin tim për opozitën, është betejë për jetë a vdekje. Të thuash se ka vjedhur votën, thua një të vërtetë, por është komplekse. E vërteta është që ai është në pushtet duke vjedhur votën. Të thuash që po bën gjithçka në Parlament për të shtypur opozitën, ju e dini se aktet e tij në Parlament janë antikushtetuese.

Por kjo e fundit që Rama angazhon njeriun, ndër më kryesorët të sigurisë në SHBA kundër opozitës, me rrjetet ruse siç del tani, opozita këtu me këtë person nuk ka të ardhme. Dhe opozita bën gabimin më të madh nëse nuk bën provën përfundimtare. Një revolucion që duhet ose të përfundojë me shkatërrimin e Ramës, ose më shkatërrimin e opozitës. Opozitë fiktive nuk duhet të ketë”, – tha Berisha në emisionin “Open” në News 24. ©LAPSI.al



19 Comments

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      berishë, në 1990, kur ishte rregjimi më i egër komunist i europës, për 3 ditë e shkatërruam komunizmin!

      Sot është shumë më e lehtë, as 24 orë nuk reziston rama e karat patronazhistë që paguhen me sufllaqe!

      Na prij Berishë se fitorja mund të arrihet vetëm me protesta me të gjitha mjetet!

  1. Per cilen opozit e ka fjalen.
    Ku le me opozit ti o mortje.
    E kape nga fyti per hallet e tua. Dhe po mbahesh fort prej saj, me shpresen se do shpetosh.

  2. Sali gallata.
    Deri dje kishim revulucion, po nuk e kuptuam.
    Sot filloi lufta finale.
    Te shohim a do ta ndiejm kete luften.
    Apo do na ik si revulucioni.

  3. Sa karrlliqe kam degjuar keto dite me sebepin e atij te FBI, nuk kam degjuar gjate gjithe vitit te kaluar .
    Mosbindje civile totale. ( qenkan keq punet , i paska shkuar laku ne fyt plakut)
    Rama eshte takuar ne menyre te FSHEHTE me funksjonarin e FBI ( ne mes te mexhelisit dhe me njerez te tjere)
    Rama shko ne ShBA te deshmosh per leket qe i dhe …
    Rama ka korruptuar FBI,
    Rama i dha hidrocentralet Rusit .
    Rama eshte aksjoner bashke me Rusin.
    Rama te vije ketu ne kuvend URGJENTISHT.
    Ku e keni fshehur Ramen ?
    Pse nuk e lajmeroi Rama ambasaden amerikane kur u taku me kete te FBI ?
    Ta shohi Neza kur ta shrydhi FBI do nxjerri patjeter Ramen.
    Rama ka paguar FBI per te ndjekur Bashen.
    Im bir u thirr ne spak per te mjegulluar aferen e Rames.
    Gjiknuri bashkpronar me Rusin ne shume kompani.
    Ducka ka dale nga kryeministria me shefin e klanit mafios Sinaloa.
    Rama kontrollon kartelet e droges ne ameriken e Jugut.
    Rama i lidhur me ish-sigurimin e shtetit me ane te Nezes.
    .
    .
    . E plot karrliqe te tilla.
    Kaq poshte dhe kaq te deshperuar jane valle keta te opzites ?

    1. Mire o mire… Po me keto traplliqe. Ka 30 vjet saliu qe tall bolet, me njerzit e vet.
      Kur gjen idiot qe e besojn dhe e ndiekin. Shume mire ben.
      Un do e keshilloja saliun. Te krijonte ndonje sekt fetar. Me emrin SALIBANIZEM “besimtaret” do ta ndiqnin deri ne vetflijim. Ne daten e lindjes se perendi SALIUT. Salibanet do therrnin ndonje vic. Si kujtes per emrin e fshatit te tij. Etje Etje.

      1. qe ju kelyshet e kuq e qenie inferiore,per te baltosur te tjeret jeni specialiste,nuk ka asnje dyshim.dhe qe po i beni shqiperise nje dem te jashtezakonshem me mega skandalet e shpopullimit te vendit,edhe kjo nuk ka dyshim.largimi i sekti satanik rama-sorros nje sekond me pare,edhe kjo eshte nje emergjenc,nuk ka dyshim.pasojat e keqmenaxhimit te kesaj bande do te ndihen edhe per te pakten 50vjet.

    1. O fshatar muti duhet ta dish se edhe në kohën e enverit kombinati ishte i mbushur me fshatarë komunistë nga jugu i Shqipërisë.

  4. Ca llogjike ka shejtani. Dhe e hedh ne trgun e injoranteve qe e besojn. Me nje ide gjeniale.
    Opozita jam un…. Dhe po ika un per lesh, iken per lesh dhe opozita.
    Nuk ka njeri tjeter ne opozit.

    Kur te vdes ky si do ja bej opozita.
    O zot mer nga ditet e debilave. Dhe jepja shpetimtart te opozites. Se ndryshe na mori lumi.

  5. o Sale sa te forta i ke lidhjet me mentalitetin enverist, te mbeti ne goje fjala “Revolucion” o i zi. Rama e ka marre rrugen e nongrates, amerikanet nuk kane nevoje per ty, ti i ben mire PD qe eshte ne koma te largohesh nga politika nje ore e me pare.

    1. O kar revolucioni nuk është shpikje komuniste, është fakt historik që tregon se kur një populli i ka shkuar thika në palcë, nuk ka rugë tjetër, nuk ka çfarë të humpasë, ndërsa delet shkojnë me dëshirë pas bariut ….. edhe kur i vret, i vjedh i poshtëron.

      Parazit muti!

      1. Injorant. Lexo perpara se te flasi goja. Revolucioni eshte doktrine komuniste qe pushteti merret me dhune. Enveri e kishte postulat shprehjen Revolucionin e bejne masat, Partia i ben ata te ndergjegjshem. Po ju aq dini se besoni verberisht pikerisht nje komunist por fatkeqesia mbetet te gjithe demokratet e ndershem apo edhe te popullit qe pret ndryshimin por ky ndryshim nuk vjen nga komunisti Sali.

        1. o kar lexo vetë: The earliest revolutionary wave in modern history was the Atlantic Revolutions, which began with the American Revolution of 1776 and, in 1789, swept over to France. Inspired by the idea of liberty, revolutionaries fought against aristocratic and colonial rule.

          komunizmi është shumë më vonë 1917

  6. Dhe se ai (Meta) “e dha një herë dorëheqjen për sebep të të birit, Shkëlzen Berisha, por herën e dytë jo”.

    “A të kujtohet si më the atëherë? ‘Na mori në qafë ky budallai im’, kështu më the” – vazhdoi Meta duke iu drejtuar Berishës.

    Dhe Berisha ngriti në çast frenat e dorës. Protesta në sallë u shndërrua në qumësht të thartuar dhe ish-kryeministri u tërhoq.E tha me ne fund ate qe kishte ne mendje kete vit post non grata do e shkatarroj opoziten,pas meje te behet Qameti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *