• |
ide | kryesore

Berisha: Pse e thirrën sot Shkëlzenin në SPAK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në lidhur me thirrjen e djalit të tij në SPAK, për çështjen e Gërdecit. Në një intervistë për emisionin “Open” në News 24 ai tha se lajmin e ka mësuar nga mediat. Berisha tha se kjo është bërë për të larguar vëmendjen nga ajo që ai e quaj “superskandali Rama-McGonigal”

“Të jem i sinqertë, e kam marrë vesh nga mediat që djali im është thirrur në prokurori. Nuk më kishte thënë që sot ishte i thirrur në SPAK. Problemi i tij për këtë çështje është i tillë. Ekziston një faks, që origjinali nuk është gjetur kurrë, i dërguar nga Ministria e Drejtësisë në Ministrinë e Brendshme ku shkruhet se kjo t’i jepet Shkëlzenit, jo Shkëlzen Berishës, por Shkëlzenit.

Kjo është servirur si shkrim i Aldo Bumçit dhe kjo ka ndodhur një javë pasi Ministria e Drejtësisë kishte dërguar shkresën zyrtare për problemin, siç është ligji. Tani, çfarë ishte kjo?! Kjo ishte sikur nga Ministria e Drejtësisë i drejtohej djalit tim në Ministrinë e Brendshme, me të cilën ai nuk kishte asnjë lidhje. Bumçi s’e kishte shkruar kurrë këtë shënim. Ai mori dhe e paditi në prokurori si falsifikim të shkrimit të tij. Padi që prokuroria nuk u mor kurrë.

Aldo Bumçi e mohon dhe ka hapur padi për këtë faks, në të cilin i falsifikohet firma. Prokuroria në vend që të hetojë, nuk ka hetuar deri sot dhe thërret Shkëlzenin pas 15 vitesh. Duhet hetuar, por hetimi i parë është për ish-ministrin që deklaron se më kanë falsifikuar shkrimin.

Kjo nuk është bërë sepse nuk u interesonte sepse del që është falsifikim. I gjithë problemi është një person “X” bën një faks. Sekretarja ka bërë dëshminë e saj në gjykatë. Nëse sekretarja shprehet në emër të ministrit dhe është në një skemë manipulimi, por unë nuk e akuzoj dot, sepse ajo thotë që nuk e ka bërë këtë.

Është thjesht një thirrje që i kanë bërë për të mundur superskandalin e Rama-McGonigal. E gjitha kaq! Ai është SKAP i partisë, por prokuroria duhet të thërrasë cilindo që i duhet. Kjo është thirrje politike e mirëfilltë. Edhe nëse e do kush e ka falsifikuar nuk do ta thoja, sepse është çështje kriminalistë, i përket laboratorit të kriminalistikës” – tha Berisha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Sekretari prap genjen.

    Faksi eshte i vertete. Koka e faksit eshte shqyrtuar nga expertiza dhe eshte i vertete. Mbasi faksi eshte derguar zevendesi Bumcit ben shenimin me dore.

    Plak shkerdhat qe per turp te zotit tha qe nuk e njof baxhanakun.

  2. Kur do ti berrish. Ta therrasin.
    Iku koha kur u jepje urdhera prokurorve dhe gjykatesve.
    Tani, edhe ti edhe ai bastardi jot.
    Do vini si qen te rrahur, sa her tu thërrasin.

  3. Dhe se ai (Meta) “e dha një herë dorëheqjen për sebep të të birit, Shkëlzen Berisha, por herën e dytë jo”.

    “A të kujtohet si më the atëherë? ‘Na mori në qafë ky budallai im’, kështu më the” – vazhdoi Meta duke iu drejtuar Berishës.

    Dhe Berisha ngriti në çast frenat e dorës. Protesta në sallë u shndërrua në qumësht të thartuar dhe ish-kryeministri u tërhoq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *