• |
ide | kryesore

Gerard Pique publikon foton e parë me Clara Chia Marti

Paparazzi, Slider



Gerard Pique publikoi foton e parë me partneren e tij  Clara Chia Marti në  rrjetin social, Instagram.

Në foto, Piqué dhe studentja e PR – të cilët dyshohet se filluan romancën e tyre ndërsa futbollisti ishte ende me këngëtaren  pozuan në oborrin e një restoranti. Edhe pse Piqué nuk i shtoi një mbishkrim postimit, fansat nxituan të shkruanin të tyren. “Do më vinte turp,” komentoi një përdorues, ndërsa një tjetër tha, “imagjinoni të shkatërroni jetën tuaj familjare”. “Ajo nuk krahasohet me nënën e fëmijëve tuaj”, tha një i tretë.

Nga ana tjetër, Shakira publikoi këngën “BZRP Music Session #53” dhe nuk u shmang të thërriste Piqué dhe të dashurën e tij të re. Ajo kritikoi diferencën e moshës së çiftit,përpara se të bënte shaka duke thënë se ai e uli çmimin nga “Ferrari në një Renault Twingo” dhe një “Rolex në një Casio”. “Kjo është që ti të mbytesh, të përtypësh e të gëlltisësh/ Nuk do të kthehem me ty, as po të qash, as të më lutesh”, këndon ajo.

Gerard dhe Shakira njoftuan ndarjen e tyre vitin e kaluar pas 11 vitesh së bashku. Artistja e përshkroi ndarjen si “tepër të vështirë” në një intervistë për  Elle të tetorit 2022. “Është e vështirë të flasësh për këtë. Jam në sy të publikut. Ndarja jonë nuk është si një ndarje e rregullt,” tha ajo. Në ditën e Vitit të Ri, ajo shkroi në anglisht dhe spanjisht; “Edhe nëse dikush na ka tradhtuar, ne duhet të vazhdojmë t’u besojmë të tjerëve.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *