• |
ide | kryesore

I shpallur në kërkim nga Gjermania, arrestohet 53-vjeçari në Morinë

-Instant, Lajme, Të fundit



52-vjeçari Xheme Kamishaj nga Kosova është arrestuar përkohësisht në Qafë Morinë. Ai pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë. Kamishaj ishte i kërkuar ndërkombëtarish për krime ekonomike me pasoja të rënda. Mësohet se Gjykata e Hamburgut në vitin 2018 e ka dënuar 53-vjeçarin me 3 vjet e 3 muaj burgim.

Njoftimi:

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Morinë, në vijim të kontrolleve, duke u koodinuar me shërbimet e Interpol Tirana, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë arrestuar provizorisht, në hyrje të RSH-së, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-XH. K, 53 vjeç, banues në Pejë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Hamburgut, me vendimin e datës 14.12.2018, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda” dhe “Mashtrimi “, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Tropojë arrestuan përkohësisht këtë shtetas, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *