• |
ide | kryesore

“Java më e vështirë që kur jam te Tirana”: Shehi tregon dilemat dhe ankthin e krijuar nga situatat jashtë fushës

-Instant, Sport
Shehi



“Ishte një fitore që na kënaq, edhe pse ishte një ndër javët më të vështira që kur kam ardhur këtu. Kjo për shkak të virozëve, kartonit, dhe që lojtarët të federoheshin vetëm në fund. Ishte një ndeshje shumë e vështirë për t’u përgatitur”. Orges Shehi, trajneri i Tiranës, merr frymë lehtësisht pas fitores 0-2 në Niko Dovana me Erzenin. Bardheblutë kanë kaluar një javë të vështirë, ku duhet të bënin llogaritë me mungesa, merkato të zhbllokuar vetëm në fund dhe largimin e Xhixhës.

“Ka qenë e vështirë dhe kishim 2-3 ditë për ta përgatitur, me dy module në kokë. Nuk e dinim a federohej apo jo Lushkja – tha Shehi -. E nisëm ndeshjen dhe vuajtëm pak presionin e kundërshtarit, agresiv në topin e parë dhe të dytë që e fitonin. Na kapnin me mbrojtjen e hapur dhe u detyruam që të zbritnim Gjumsin që të ktheheshim me 5. Kur kundërshtari ndryshoi, ishim më të qartë se e kemi punuar më shumë këtë mënyrë loje duke mbyllur kundërshtarin në gjysmëfushën e vet”.

Lexo më tej: “Kanë të drejtë të na shajnë, por merkaton nuk e bëj unë”: Colella luan me sponde pas humbjes me Teutën

DEBUTIMI I LUSHKJAS E ABAZAJT

Në fakt Tirana nuk kishte Deliun të skualifikuar, ndërsa Qefalija ishte me temperaturë. Do të kishte qenë më problem nëse nuk do të ishte zhbllokuar merkato, që lejoi debutimin e Lushkjas e Abazajt. Mesfushori zbriti në fushë nga minuta e parë, ndërsa Kristali e nisi nga pankina.

Ajo që ishte e rëndësishme ishte fitorja e tretë radhazi, si asnjëherë në këtë kampionat: “Sot ishte hera e parë që u thashë lojtarëve që asnjëherë në këtë kampionat nuk kemi bërë 3 fitore radhazi. E ky ishte test karakteri për të treguar që kërkojmë këto objektiva, apo jo Pjesa tjetër ishte e vështirë se as goditjet standarde nuk i bëmë se nuk dinim a kishim apo jo lojtarët. Ishte ndeshje e shkallës së vështirësisë së lartë, u thashë lojtarëve që mungon vetëm kthejlltësia. Lojtarët e shohin që duhet të vlerësojnë kundërshtarin. Në kampionatin tonë diferencat janë të vogla dhe çdo skuadër arrin të të dëmtojë”, e mbylli Shehi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *