Prokuroria e Federatës italiane të Futbollit (FIGC) sapo ka kërkuar shtyrje 40-ditore të hetimit për të ashtuquajturën manovra të pagave të Juventus. Lajmin e ka bërë të ditur ANSA dhe në këtë dosja janë të përfshira edhe dëmshpërblimet e menaxherëve nga klubi. Kërkesa e nënshkruar nga prokurori Giuseppe Chiné i drejtohet prokurorit të përgjithshëm të sportit, kompetent për këtë çështje. Pas 15 pikëve të dënimit për fitime kapitale, rasti i ‘pagave’ e bën klubin e Juventusit të dridhet. Mbi bardhezinjtë është fantazma e një penaliteti të mëtejshëm në renditje. Pa harruar një gjobë “nga një deri në trefishin e shumës së rënë dakord, apo paguar në mënyrë të paligjshme”.
Lexo më tej: Manovra e pagave, Dybala i nxjerr Juventus inatin e largimit: “Komunikata e klubit ndryshe nga akordi”
Linja e dytë e hetimit të drejtësisë sportive u hap më 29 nëntor. E gjitha mbi bazën e analizë së dokumentacionit thelbësor, të ardhur nga aktet e hetimit ‘Prisma’ nga Prokuroria e Torinos. Prokurori i FIGC po shqyrton marrëveshjet e bëra me lojtarët e Juventusit në sezonet 2019-20 dhe 2020-21. Marrëveshje të cilat megjithatë nuk i janë komunikuar Federatës dhe që, në të gjitha aspektet, ishin private. Të tilla siç i konfirmoi edhe ish-lojtari i Juventus, Paulo Dybala. E që për rrjedhojë do të binte ndesh me nenin 31 të Kodit të Drejtësisë Sportive, “Shkelje në çështjet menaxheriale dhe ekonomike”.