• |
ide | kryesore

“Kanë të drejtë të na shajnë, por merkaton nuk e bëj unë”: Colella luan me sponde pas humbjes me Teutën

-Instant, Sport
Colella



“Mendoj se sot gjithkush që ka diçka për të thënë, ka të drejtë. Jemi të pambrojtshëm, ndeshje shumë e keqe. Kur bën keq-keq, nuk ka komente që mund të bësh. Nuk jam i kënaqur me asgjë. Nuk di të gjej diçka nga e cila të jem i kënaqur”. Giovanni Colella nuk ka fjalë për të mbrojtur performancën e Partizanit, të mundur 0-2 nga Teuta në shtëpi. Ndeshja e tretë pa fitore për të kuqtë, që shohin t’i komplikohet renditja në luftën për titull. “Kemi bërë një pikë në tre ndeshje dhe është e dukshme – tha italiani -. Por sipas meje po bëjmë më keq në aspektin e lojës që ofrojmë”.

Lexo më tej: Hallaçi korrigjon veten me fjalët e Gjicit: “Ka shumë të drejtë, duhet të shkojmë në Europë”

Colella megjithatë nuk ka ngurruar të shigjetojë drejtuesit e klubit. Edhe pse duket më tepër si një justifikim për tu kapur, kur dy ditë më parë tha se skuadra ka kualitet për të zëvendësuar Bitrin e Skukën: “Merkato nuk është çështje e imja dhe jo se humba. Nuk është se ndyrshon kjo. Nëse do të vazhdoni të flitni për merkaton, shkoj në shtëpi. Menich dhe Da Silva, meqë nuk luanin prej kohësh, nuk mund të them se bënë më keq se të tjerët. Pastaj fakti është se nuk jam i kënaqur nga askush…”.

MARTINI: KUR JE NË FUND STË BËJNË DRITË SYTË

Tekniku i Teutës Edi Martini mund të jetë më shumë se i kënaqur. Rezultati i tretë pozitiv radhazi e i pamundur në 2023: “E rëndësishme është që ne kemi vazhdimësi në rezultate. Është shumë e rëndësishme që kemi stabilizuar mbrojtjen. Cilësia është rritur. Dua t’i përgëzoj djemtë. Kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer. Lufta është jashtëzakonisht e fortë. Një lojtar të bën të fitosh një ndeshje, ndërsa grupi të çon përpara. Tabela është e pamëshirshme kur e shikon veten në vend të fundit, nuk të shohin sytë”, përfundoi Martini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *