• |
ide | kryesore

Manovra e pagave, Dybala i nxjerr Juventus inatin e largimit: “Komunikata e klubit ndryshe nga akordi”

-Instant, Sport
Dybala



Një ish-lojtar me mllef, me një ndërhyrje të papritur, komplikon më tej të ardhmen e Juventus. I kontaktuar nga Sportitalia, Paulo Dybala iu rikthye çështjes së pagave dhe fjalët e tij nuk duket se janë një asist për mbrojtjen e bardhezinjve: “Ajo që mbaj mend – thotë argjentinasi nga Roma – ishte se kishte dalë një njoftim për shtyp. Shumë njerëz mendonin se kishim hequr dorë nga katër muaj dhe askush nuk e dinte në atë kohë se do të merrnim tre muaj, por të paguar më vonë. Duke lexuar deklaratën për shtyp, kjo nuk ishte marrëveshja që arritëm. Aty thuhet se ne kemi hequr dorë nga katër muaj muaj. Por nuk është e shkruar që kishim një marrëveshje për rrogën e tre muajve, e cila ishte e sigurtë”.

Nga njëra anë marrëveshja me lojtarët, me shtyrjen e tre pagave për një vit dhe dorëheqja nga një rrogë. Nga ana tjetër, komunikimi i Juventus, që për arsye të ndryshme është në qendër të hetimit. Kontradikta kryesore është në fakt mungesa e komunikimit për marrëveshjet që duhej të ishin shkruar në letra federale dhe t’i dërgoheshin FIGC. Në vend të kësaj akordet ishin krejtësisht private. Në fakt ajo që konfirmoi Dybala.

Lexo më tej: Dybala-day për Romën: priten 50 mijë tifozë për festën e prezantimit

FJALËT E ISH-KAPITENIT BARDHEZI

Sërish fjalët e argjentinasit: “Propozimi ishte që të mos merrej rroga e katër muajve. Nuk më kujtohet saktësisht se cilët muaj. Nuk ramë dakord sepse nuk donim të hiqnim dorë nga kaq shumë muaj. Marrëveshja u arrit që nga katër muajt të merrnim tre në sezonin e ardhshëm dhe një e lamë si solidaritet. Kur na kërkuan të hiqnim dorë nga katër muaj, ne u habitëm dhe shumë prej nesh thanë jo. Ne atë vit hoqëm dorë nga katër rroga. Tre na i paguanin me siguri, pa kushte, vitin e ardhshëm. Hoqëm dorë nga një në solidaritet, kjo është marrëveshja përfundimtare”.

“Më kujtohet – përfundoi Dybala – që morëm vendimin për të vendosur së bashku. Pra ta pranojmë ose jo propozimin, por ta bënim të gjithë bashkë. Nuk mbaj mend të kem folur personalisht për këtë me Paraticin dhe Nedved”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *