• |
ide | kryesore

Nga Roma në Tiranë, video emocionuese e klubit për ditëlindjen e Mourinho: “Daje mister! 60 vite që nuk i ndjen”

-Instant, F1, Sport, Video
Mourinho



Daje mister, forza Roma!”. Një urim që kuptohet nga të gjithë, e që Roma ka dashur ta bëjë për të celebruar 60-vjetorin e José Mourinho. Klubi verdhekuq e ka bërë përmes një postim në Tëitter në një mënyrë speciale. Roma ka zgjedhur të publikojë në një video, gjithë historinë e aventurës së Special One. Momente që prekin nga momenti kur ai mbërriti në pankinën verdhekuqe në verën e 2021 deri në triumfin e Tiranës në Conference League. Nuk mund të mungonte Paulo Dybala, kampioni argjentinas shumë i dëshiruar nga trajneri portugez.

“60 vite e thjesht nuk i ndjen. Josè Mourinho feston një nga ditëlindjet më të rëndësishme të jetës së tij, si trajner i Romës. Ne festojmë bashkë me trajnerin verdhekuq me një seri fotosh ikonike të përvojës së tij verdhekuqe, duke filluar me ardhjen e tij në Romë. Urimet më të mira, mister!”.

Lexo më tej: Mourinho i thotë ‘jo’ Portugalisë: e ardhmja në verë, por vetëm me dëmshpërblim

Nga fotoja e parë, me njoftimin e Romës për ardhjen e tij (“Gjithçka nis kështu. Jemi të sigurt që do ta mbani mend gjithmonë atë që po bënit pikërisht në momentin kur morët lajmin. E nuk do ta harroni kurrë reagimin tuaj”), deri te Spezia -Roma, fitorja e fundit në rend kronologjik. Një 2-0 pa apel për ligurët. Mënyra më e mirë për të mbyllur fazën e parë. Roma në zonën e Champions League dhe me horizontin drejt të ardhmes. Me faqe të tjera ende për t’u shkruar!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *