• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin

-Instant, Lajme, Të fundit
moti



Shqipëria

Territori shqiptar do të mbetet në ndikimin e presionit të ulët amtosferik duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente në të gjithë vendin. Për shkak të masave ajrore të ftohta nga verilindja e Europës, dëbora do të jetë prezente në të gjithë zonën malore përgjatë shtrirjes Lindore. Po ashtu; problematike do të jenë ngricat në akset rrugore dhe era e ftohtë lindore, ndërsa ultësira perëndimore do të këtë rrebeshe afat-shkurtra shiu. Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme luhatur vlerat ditore nga
-6°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje dëbore në të gjithë territorin ku dëborë më të dendur do të ketë në veri dhe veriperëndim të kosovës. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me ngrica, dëborë të dendur dhe temperatura shumë të ulëta Ku minimalet do të zbresin deri në – 6 gradë C. Kjo si pasojë e të ftohtit verilindor që ka përfshirë republikën e kosovës.

Maqedonia e Veriut 

Pritet rënie e mëtejshme e vlerave Barike duke sjellë mot të ftohtë dhe me reshje të dendura dëbore në republikën e MV. Po ashtu, orët e pasdites mbeten me vranësira, ngrica dhe dëborë ku më të fokusuara reshjet e dëbores paraqiten në Dibrën e madhe. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme deri ne -5 apo -6 gradë C.

Rajoni dhe Europa

Aktivizimi i një qendre ciklonare në qender të kontinentit do të sjelle vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore në Europën qëndrore dhe zona e Alpeve. Po ashtu, si pasojë e masave të ftohta verilindore; gadishulli i Ballkanit do të vijojë me ngrica, reshje të dendura dëbore si edhe temperatura të ulëta mbeten me stuhi ere dhe rrebehse shiu brigjet e detit Egje. Ndërsa në dy skajet e kontinentit Europian; përkatësisht, Gadishulli skandinav, gadishulli Iberik si edhe vendet e Europes Lindore paraqiten nën dominimin e motit i kthjellët por të ftohtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *