• |
ide | kryesore

Pas Shkodrës, policia nis aksionin për heqjen e kamerave të sigurisë në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka nisur aksion për zbulimin e kamerave të sigurisë që janë të instaluara në rrugët e qytetit. Kontrolli ka nisur edhe në biznese dhe lokale të cilat mund t’i sherbëjne organizatave kriminale. Mësohet se aksioni ka filluar mëngjesin e sotëm.

Ky angazhim nga ana e forcave policore vjen pas zbulimit disa ditë më parë të kamerave të sigurisë të vendosura në disa zona të qytetit të Shkodrës. Aty u u çmontuan 38 kamera spiune në 3 lagje të instaluara nga ‘të fortët’. Policia ka shoqëriuar 5 persona në komisariatin e policisë së Shkodrës në kuadër të operacionit “Fijet”. Gjatë marrjes në pyetje, asnjëri prej tyre nuk ka ndihmuar hetuesit në zbardhjen e autorëve të vendosjes së kamerave nëpër shtylla dhe hapësira publike, e po ashtu nuk dihet se ku ndodhet serveri kryesor që mban të gjitha pamjet e kapura në disa nga rrugët më të rëndësishme të Shkodrës.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *