• |
ide | kryesore

PD bllokoi foltoren/ Si e miratoi PS rendin e ditës për 10 minuta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
10



Ndonëse në rend dite ishin parashikuar që të kishte 84 diskutime për një sërë çështjesh, seanca plenare e Kuvendit ka precipituar. Pas debateve të shumta që kulmuan me përjashtimin nga Kuvendi të Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili bashkë me demokratët e tjerë kërkuan që në rend dite të futej çështja “McGanigal”, kjo gjë është refuzuar.

Ndonëse opozita bllokoi foltoren dhe fjalimi i Berishës vijoi live përmes rrjetit të ‘Facebook’, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka vijuar me procedurën e votimit të disa ligjeve brenda një harku kohor prej 10 minutash, duke marrë minimumin me 71 vota.

Nga ana tjetër, deputetet demokratë kanë vijuar të mbajnë të bllokuar foltoren, ndërsa të tjerë i binin pa pushim tavolinave në shenjë proteste. Ky veprim është kundërshtuar nga deputetët e opozitës, të cilët kërkuan që të vijojë diskutimi për çështjen më të nxehtë, që është arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së.



5 Comments

    1. shiko se mos te dele armina apo pjestare te familjes tende, se ju groepi bathores jeni nga femrat te pa permbajtshem
      Ik o Sale o kelysh komunirti, qe edhe Enveri te ka zili si po bene, edhe ju Lapsi mos ja fusni kote, se Sala seshte kryetare i PD-se,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *