• |
ide | kryesore

Perëndimi dërgon tanke në Ukrainë, Moska: SHBA e NATO palë në konflikt

-Instant, Arkiva, Planet
NATO



Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë sot se Moska e sheh dërgimin e tankeve në Ukrainë si “përfshirje të drejtpërdrejtë në konflikt”.

Në një konferencë për gazetarët, Peskov tha se Kremlini sheh që përfshirja në luftë po rritet.

“Ka deklarata të vazhdueshme nga kryeqytetet evropiane dhe nga Uashingtoni se dërgimi i sistemeve të ndryshme të armëve, duke përfshirë tanke, në Ukrainë nuk nënkupton në asnjë mënyrë përfshirjen e këtyre vendeve apo NATO-s në armiqësitë që po zhvillohen në Ukrainë.

Ne nuk pajtohemi kategorikisht. Në Moskë, gjithçka që po bëjnë aleanca dhe kryeqytetet që përmenda, perceptohet si përfshirje e drejtpërdrejtë në konflikt. Ne shohim që po rritet”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë ka thënë gjithashtu se SHBA dhe NATO ishin palë në konfliktin në Ukrainë dhe po kërkonin të zvarritnin luftimet.

Duke folur një ditë pasi Gjermania dhe SHBA ranë dakord për të dërguar dhjetëra tanke në Kiev, Nikolai Patrushev, një nga aleatët më të ngushtë të Presidentit Vladimir Putin, citohet nga agjencia e lajmeve Tass të ketë thënë se ajo që po ndodhte sot në Ukrainë ishte rezultat i një ” lufte hibride shumëvjeçare” që po zhvillohet nga perëndimi kundër Rusisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *