• |
ide | kryesore

Shkoi për peshkim në plazhin e Semanit, zhduket 78-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Prej dy ditësh 78-vjeçari Nasi Xhoxhi rezulton i zhdukur. Mësohet se Xhoxhi kishte shkuar për peshkim në plazhin e Semanit e nuk është kthyer më. Familjarët kanë gjetur në vendin ku peshkonte automjetin e tij dhe rrjetën me peshk.
Dyshimet janë që ai mund të ketë ngecur në det.  78- vjeçari peshkonte shpesh në këtë zonë.

Fier/Informacion paraprak

Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më. Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit. Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *