• |
ide | kryesore

Tronditet Madridi, një kukull e Vinicius Jr e varur mbi një urë: Atletico distancohet nga episodi i turpshëm

-Instant, Sport
Vinicius Jr



Një kukull e veshur me një fanellë të Vinicius Jr e varur nga një urë, pranë qendrës sportive të Real Madrid. Për të mos patur asnjë ngatërrese kishte edhe një pankartë “Madridi urren Realin”. Gjesti i turpshëm, i marrë përsipër nga grupi ultras “Frente Atletico”, ndezi më tej vigjiljen e derbit. Real e Atletico në fakt përplasen në cerekfinale të Copa del Rey. Tifozët Colchoneros janë ankuar për biletat e pakta në dispozicion, ndërsa Vinicius është në shënjestër të tyre për sjelljet në fushë.

Episodi, pavarësisht gjithçkaje, është për t’u kryqëzuar. Banderola që u shfaq në urë me fjalët “Madridi e urren Realin”, ishte e shëmtuar, por asgjë jashtëzakonisht e re. Por nën të ishte varur një kukull me fanellën e Vinicius Jr të Real Madrid. Slogani i atribuohet frontit më të nxehtë të tifozëve të Atletico Madrid.

Lexo më tej: “Buuu” raciste në momentin e zëvendësimit, shpërthen Vinicius: “La Liga nuk bën asgjë, tani qenka faji im”

PËRSE VINICIUS JR

Sulmuesi i Real Madrid ka tërhequr mbi vete kohët e fundit antipati të ndryshme. Pjesa më e madhe lidhen me qëndrimin e tij në fushë, i gjykuar si viktimizues sipas kritikëve të tij. Kjo në lidhje me fyerjet raciste të pësuar në stadiumet e ndryshme të La Liga.

Klubi Colchonero lëshoi një deklaratë ku dënoi incidentin, duke u distancuar nga episodi. E megjithatë Atletico Madrid nuk e përmendi kurrë Frente Atletico: “Ato janë mesazhe të neveritshme dhe të papranueshme. Rivaliteti me Real Madrid është maksimal, por edhe respekti gjithashtu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *